Këshilla për të evituar dhimbjet e stomakut

Publikuar më: 17/07/2012 8:47

Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit), duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Helikobakteret janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut – gastriti – dhe ulcerat peptike janë më të përhapura në alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezike të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht te njerëzit me ulcera të stomakut. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale, të cilat mund të çojnë në probleme me stomakun. Njeriu duhet të flasë me mjekun e tij përpara se të nisë kurimin me Diclofenac T ratiopharm, nëse njeriu ka pasur hemorragji nga stomaku apo nëse njeriu ka sëmundje të tjera të stomakut.

 

Ulçera tek fëmijët

Disa fëmijë preken nga të vjella që vërshojnë nga goja. Këto lloj të vjellash dalin si predhë dhe mund të shkojnë deri në një metër largësi. Këto të vjella shkaktohen ngaqë muskujt në stomak nuk munden të fusin ushqimin në zorrë, pasi goja e stomakut është më e ngushtë nga sa duhet kështu që në vend të kësaj fëmija e vjell jashtë ushqimin. Kjo gjendje njihet ndryshe edhe si pylorusstenos ose pylorusspasm dhe mund të zhduket vetë, ndërsa trupi zhvillohet. Këto lloj të vjellash çojnë zakonisht në atë që fëmija nuk shton në peshë sa duhet. Prekin më tepër djemtë sesa vajzat dhe kjo, zakonisht kur fëmija është një deri dy muajsh.

 

Lëngjet që dëmtojnë stomakun

Helikobakteret janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Nga këto pozicione bakteret nisin një proces malcimi, i cili në formën më të lehtë jep pezmatim të cipës së brendshme të stomakut, në raste më të rënda ulcerë dhe mbas një kohe të gjatë mund t’i japë shtysë tumoreve në stomak. Por procesi dëmtues shfaqet vetëm në disa të infektuar, jo tek të gjithë. Bakteret përmbajnë një lëndë që quhet BabA dhe që u mundëson atyre ngjitjen pas membranës mukozore. Ky bakter veçon disa lëndë të veçanta sheqerore në sipërfaqen e qelizave të cilat ndryshojnë në paraqitje duke u varur nga se cilit grup gjaku i përket individi, A, B ose 0. Aty nguliten bakteret dhe vjedhin mjetet e jetesës nga sheqeri. Ndryshimi që bëjnë bakteret u jep atyre disa përparësi: përhapen më lehtë ndërmjet individëve me grupe të ndryshme gjaku, kështu mund të infektojnë shumë vetë dhe në këtë mënyrë kanë mundur të përhapen në të gjithë botën. Efekti ngjitës ndryshon nga një lloj baktere në një tjetër si dhe me kohën, çfarë mund të shpjegojë simptomat e ndryshme të infeksioneve. Prej nga pothuajse asnjë reaksioni deri tek plagë të rënda stomaku. Shpresat janë të arrihet të zhvillohen ilaçe të reja që pengojnë lidhjen dhe ndërpresin procesin e ngjitjes. Një vaksinë e mbështetur tek lënda BabA është, gjithashtu, duke u provuar midis të tjerash nga grupi i Umeå’s. Ajo mund të stërhollohet, tashmë, dhe le të shpresojmë se mund të bëhet më e efektshme. Sipas specialistëve, nikotina ose ndryshe përdorimi i duhanit i marrë në mënyrë të rregullt, mund të shkaktojë një rritje të acideve yndyrore në gjak. Ky efekt, kombinuar me efektin e saj në ritmin e zemrës (rritjen) dhe ngushtimin e enëve të gjakut, mund të rrisë shansin për sëmundje të zemrës si dhe ato të qarkullimit; përfshire anginën, presion të lartë të gjakut, sëmundje vaskulare periferale, hemorragji cerebrale e tromboze koronare. Gjithashtu, efektet e saj stimulatore sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike.

 

Kafeja s’duhet përdorur nga pacientët me ulçerë

Kafeja këshillohet si një terapi e mirë për një sërë sëmundjesh, përfshi atë të zemrës, por edhe pse mund të duket e çuditshme, përdorimi i kafesë nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe për të gjithë njerëzit që kanë probleme me ulcerën në stomak.

 

Ushqimet me acide, përkeqësojnë ulçerën

Ushqimet që përmbajnë spec djegës, kafeja dhe lëngjet e gazuara përkeqësojnë jashtë mase sëmundjen e ulcerës, madje në shumë raste këto ushqime provokojnë edhe dhimbje stomaku (në rastin e njerëzve që s’kanë probleme me stomakun). Shumë medikamente janë në përdorim për kontrollin e nivelit të acidit në stomak, mjekët shprehen se në ditët e sotme vetëm 2 muaj përdorim i rregullt i antibiotikëve dhe ulçera shërohet.

 

Ushqimet me yndyrë dëmtojnë stomakun

Përdorimi i ushqimeve me yndyrë nuk është problematik vetëm për një sërë sëmundjesh, por ato janë shkak edhe për dëmtimin e stomakut. Fillimisht, yndyra dëmton muret e brendshme të stomakut, më pas dëmi avancohet, deri sa dhimbja e stomakut kthehet në kronike dhe njerëzit e kanë të vështirë t’i konsumojnë ushqimet si më parë.

 

Këshilla për të shmangur dhimbjet e stomakut

1- Mos përdorini ushqimet e ngrira dhe ato me yndyrë

2- Nuk duhet të përdorni ushqime që përmbajnë shumë sheqer.

3- Pasdite dhe në darkë duhet të hani sa më pak

4- Këshillohet që në mëngjes të konsumoni karbohidrate në mënyrë që ushqimi të tretet sa më ngadalë dhe ju të mos ndieni uri gjatë ditës.

5- Hurmat (arabe), këshillohen për pacientët me ulcerë, ato janë një burim i shkëlqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit.

6- Pacientët duhet të përdorin edhe bajame, të cilat nga ana e tyre janë të pasura në proteina dhe fibra si dhe përbëjnë shumë pak yndyra.

6- Bananet janë një frut shumë qetësues për stomakun, pasi ato janë të pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.