Maturantët, si llogariten pikët

Publikuar më: 20/07/2012 6:45

Speciale/ Ministria e Arsimit dhe Shkencës: Afati i shpërndarjes së formularit A2

Publikohet formula e llogaritjes së pikëve për të fituar në universitetet publike. Degët që mund të fitoni nga pikët e grumbulluara dhe procedura për përzgjedhjen e duhur të programeve të studimit

Publikohet formula e llogaritjes së pikëve për maturantët kandidatë në institucionet e arsimit të lartë publik në të gjithë vendin. Kështu, me publikimin e notave për lëndët e detyrueshme dhe ato me zgjedhje, si dhe me shpalljen e komponentëve të tjerë, maturantët mund të përllogaritin vetë pikët që mund grumbullojnë. Vetëm në këtë mënyrë, ata mund të bëjnë një zgjedhje të drejtë në Formularin A2 për përzgjedhjen e programeve të studimit, mbështetur edhe në parimin meritë-preferencë. Konkretisht, formula e llogaritjes e përcaktuar nga MASH-i përfshin: Mesataren për gjimnazin 2012 (3 vite shkollë e mesme) ose notën mesatare të 4 ose 5 viteve për maturantët e tjerë; notë e shkallëzuar të provimit të parë të detyruar, Letërsi; notën e shkallëzuar të provimit të dytë të detyruar, matematikë; notën e shkallëzuar të provimit të parë me zgjedhje të detyruar; notë e shkallëzuar të provimit të dytë me zgjedhje të detyruar; notën e shkallëzuar të provimit të tretë me zgjedhje të detyruar; koeficientin e profilit të shkollës së mesme, si dhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje për lëndët Z1, Z2 dhe Z3. Gjithashtu, gazeta “Republika” boton sot të plotë pikët që kërkohen për të fituar në çdo program e studimi, me qëllim që kandidatët të kenë një orientim të drejtë në plotësimin e formularit A2, i cili do të plotësohet online nga maturantët dhe do të nisë me Tiranën në datat 23 dhe 24 korrik.

OSMAN DEDJA

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.