Miratohet paga minimale në shkallë vendi

Publikuar më: 12/07/2012 9:19

Është miratuar në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave vendimi, i cili përcakton pagën minimale në shkallë vendi. Kështu, ky vendim u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, dhe ligjit nr. 10 405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”. Sipas vendimit të qeverisë, “Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 21 000 (njëzet e një mijë) lekë. Paga bazë minimale, mujore, jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Sa i takon pagës bazë minimale orare, ajo do të jetë 121 (njëqind e njëzet e një) lekë, shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë. Vendimi nr. 527, datë 20.7.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 15 korrik 2012”,-përcakton vendimi i ri i qeverisë.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.