Provimet me zgjedhje, çelësi i zgjidhjes

Publikuar më: 02/07/2012 10:00

Speciale/ MASH publikon skemën e vlerësimit për pyetjet me alternativa dhe me zhvillim

Përfundojnë provimet në Maturën Shtetërore. Lista e plotë e përgjigjeve për gjimnazet e përgjithshme, për shkollat e mesme me drejtim natyror dhe shoqëror, për shkollat profesionale, pedagogjike dhe artistike

Janë zhvilluar dje, në të gjithë vendin, provimet me zgjedhje në Maturën Shtetërore 2012. Pas Letërsisë dhe Matematikës, 44 mijë maturantë u testuan në lëndët me zgjedhje. Nga të dhënat e Ministrisë së Arsimit, shumica e maturantëve kanë preferuar lëndët shoqërore, por nuk kanë munguar kërkesat tek shkencat natyrore si Fizika apo Matematika. Mbi 10 mijë prej tyre kanë zgjedhur gjuhën angleze, ndërsa një përqindje e konsiderueshme e maturantëve kanë kërkuar të testohen për tri lëndë. Provimi i lëndëve me zgjedhje ka zgjatur tri orë dhe vlerësimi për 20 pyetjet e përfshira në test është 30 pikë. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ishte në disa shkolla e të Elbasanit. Referuar miratimit të kuotave të pranimit në universitete ai tha se 70 për qind e të rinjve kanë mundësi të studiojnë me kohë të plotë. “Përveç kuotave me kohë të plotë do të ketë pak më vonë, ndoshta brenda gjysmës së parë të korrikut një numër të konsiderueshëm kuota part-time, çka do të thotë që çdo maturant që përfundon me sukses maturën shtetërore, do të ketë mundësi të përfitojë një vend studimi”,- tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit. Gazeta “Republika” boton të plotë çelësin e zgjidhjes për të gjitha provimet me zgjedhje.

 OSMAN DEDJA

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.