Punësimi në universitet, kërkohen 119 pedagogë

Publikuar më: 06/07/2012 5:28

EKSKLUZIVE/ Publikohen afatet e konkurrimit dhe datat për dorëzimin e dosjes me dokumente

Kriteret që duhet të përmbushin aplikantët që do të konkurrojnë për staf akademik me kontratë të përkohshme. Lista e plotë me vendet e lira për çdo fakultet

Të gjithë personat që duan të punësohen si pedagogë pranë Universitetit Bujqësor mund të aplikojnë për konkurrim. Konkretisht, ky institucion shpall 119 vende pune për personel akademik të ftuar me kontratë të përkohshme për vitin akademik 2012-2013. Sipas përfaqësuesve të këtij universiteti, konkurset për çdo fakultet do të zhvillohen në orën 10:00, sipas datave të mëposhtme: për Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, në datën 09.07.2012; për Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, në datën 10.07.2012; për Fakultetin e Shkencave Pyjore, në datën 11.07.2012; për Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në datën 12.07.2012, për Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në datën 13.07.2012. Dokumentet do të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Pagave, deri në datën 06.07.2012. Për të gjitha fushat e konkurrimit, në kushte të barabarta, kur kandidatët plotësojnë kriteret e vendosura nga Senati Akademik, preferohen që ata të kenë mbaruar studimet universitare apo pasuniversitaret në universitet perëndimore.

Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Për Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit kërkohen 45 pedagogë të ftuar me kontratë të përkohshme, si më poshtë:

Në Departamentin e Matematikë – Informatikës kërkohen 12 pedagogë të ftuar:

- Gjashtë pedagogë për fushën “Matematikë”. Kandidatët të kenë mbaruar në degën Matematikë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së. (Një është për në Filialin e Lushnjës).

- Pesë pedagogë për fushën “Informatikë”. Kandidatët të kenë mbaruar në degën Informatikë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së. (Një është për në Filialin e Lushnjës).

Në Departamentin e Financë-Kontabilitetit kërkohen 8 pedagogë të ftuar:

- Pesë pedagogë për fushën “Financë”. Kandidatët të kenë mbaruar në Fakultetin Ekonomik të UT-së ose në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të UBT-së.

- Tre pedagogë për fushën “Kontabilitet”. Kandidatët të kenë mbaruar në Fakultetin Ekonomik të UT-së ose në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të UBT-së.

Në Departamentin e Drejtimit të Agrobiznesit kërkohen 9 pedagogë të ftuar:

- Një pedagog për fushën “Marketing”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të UBT-së.

- Tetë pedagogë për fushën “Drejtim”. Kandidatët të kenë mbaruar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të UBT-së.

Në Departamentin e Ekonomisë dhe Politikave Agrare kërkohen 14 pedagogë të ftuar:

- Katër pedagogë për fushën e “Ekonomiksit”. Kandidatët të kenë mbaruar në Fakultetin Ekonomik të UT-së ose në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të UBT-së.

- Dy pedagogë për fushën e “Politikave”. Kandidatët të kenë mbaruar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të UBT-së.

- Pesë pedagogë për fushën e “Zhvillimit Rural”. Kandidatët të kenë mbaruar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të UBT-së. (Dy janë për në Filialin e Lushnjës).

- Tre pedagogë për fushën e “Ekonomive”. Kandidatët të kenë mbaruar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të UBT-së.

- Një pedagogë për fushën “Statistike”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin Ekonomik të UT-së ose në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të UBT-së.

 Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit

Për Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit kërkohen 36 pedagogë të ftuar me kontratë të përkohshme, si më poshtë:

Në Departamentin e Agromjedisit dhe Ekologjisë kërkohen 8 pedagogë të ftuar:

- Një pedagog për modulin “Ekologji”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Agronomi të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Teknologji GIS”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Informatikë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së.

- Një pedagog për modulin “Prodhim bimor”. Kandidati të ketë mbaruar për Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Hidrologji dhe Hidroteknikë”. Kandidati të ketë mbaruar për Inxhinieri Hidroteknike në Fakultetin e Inxhinierisë të UP-së.

- Një pedagog për modulin “Të Ushqyerit e Bimëve”. Kandidati të ketë mbaruar për Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Dy pedagogë për modulin “Shkencë Toke”. Kandidatët të kenë mbaruar në degën Agromjedis në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Ekotoksikologji e avancuar”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Agronomi të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

Në Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve kërkohen 2 pedagogë të ftuar:

- Një pedagog për modulin ”Barërat e Këqija”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Agronomi të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin ”Bujqësia organike”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Agronomi të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

Në Departamentin e Hortikulturës kërkohen 5 pedagogë të ftuar:

- Një pedagog për modulin “Pemëtari”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Dy pedagogë për modulin “Perimtari”. Kandidatët të kenë mbaruar në degën Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Lultari”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Fiziologjia dhe teknologjia e pasvjeljes”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

Në Departamentin e Prodhimit Bimor kërkohen 14 pedagogë të ftuar:

- Dy pedagogë për modulin “Bimët e Arave”. Kandidatët të kenë mbaruar në degën Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Dy pedagogë për modulin “Prodhim Bimor”. Kandidatët të kenë mbaruar në degën Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për lëndën “Përmirësim Ujor”. Kandidati të ketë mbaruar për Inxhinieri Ujëra në Fakultetin e Inxhinierisë të UP-së.

- Një pedagog për lëndën “Topografia Bujqësore”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Gjeologjisë të UP-së.

- Një pedagog për lëndën “Mekanikë Bujqësore”. Kandidatet të kenë mbaruar në Fakultetin e Inxhinierisë të UP-së.

- Një pedagog për lëndën “Biokimi”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Biokimi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së.

- Një pedagog për lëndën “Përmirësim Gjenetik” për Filialin e Lushnjës. Kandidati të ketë mbaruar për Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Eksperimentim Bujqësor”. Kandidati të ketë mbaruar për Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Resurset Gjenetike”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Gjenetikë”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Dy pedagogë për modulin “Fiziologji Bimësh-Botanikë”. Kandidatët të kenë mbaruar në degën Agronomi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

Në Departamentin e Prodhimit Shtazor kërkohen 7 pedagogë të ftuar:

- Një pedagog për modulin “Inxhinieri e Akuakulturës”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-së.

- Një pedagog për modulin “Të Ushqyerit e Kafshëve”. Kandidati të ketë mbaruar për Zootekni në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Prodhim Shtazor”. Kandidati të ketë mbaruar për Zootekni në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Iktiologji e Aplikuar”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Biologji të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së.

- Një pedagog për modulin “Hyrje në Akuakulturë”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Zootekni në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Endokrinologji”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Menaxhimi i Shpendëve”. Kandidati të ketë mbaruar për Zootekni në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të UBT-së.

Për Fakultetin e Mjekësisë Veterinare

Për Fakultetin e Mjekësisë Veterinare kërkohen 20 pedagogë të ftuar me kontratë të përkohshme si me poshtë:

Në Departamentin e Lendeve Morfofunksionale kërkohen 6 pedagogë të ftuar:

- Një pedagog për modulin “Fiziologji e Kafshëve”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të UBT-së ose në degën Biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT-së.

- Tre pedagogë për modulin “Anatomi“. Kandidatët duhet të kenë mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Histologji”. Kandidati duhet të ketë mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Biokimi”. Kandidati duhet të ketë mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të UBT-së.

Në Departamentin e Gjuhëve të Huaja kërkohen 10 pedagogë të ftuar:

- Tetë pedagogë për modulin “Gjuha Angleze”. Dy për Filialin e Lushnjës. Kandidatët të kenë mbaruar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të UT-së, dega Anglisht.

- Dy pedagogë për modulin “Gjuha Latine”. Kandidatët të kenë mbaruar për Latinisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të UT-së.

Në Departamentin e Shëndetit Publik Veterinar = 1 pedagog i ftuar:

- Një pedagog për modulin “Mikrobiologji”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të UBT-së.

Në Departamentin e Lëndëve Klinike kërkohen 3 pedagogë të ftuar:

- Një pedagog për modulin “Sëmundjet e Njëthundrakëve”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Farmakologji”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të UBT-se.

- Një pedagog për modulin “Sëmundjet e Ripertypesave”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të UBT-së.

Në Fakultetin e Shkencave Pyjore

Në Fakultetin e Shkencave Pyjore kërkohen 9 pedagogë të ftuar me kontratë të përkohshme si më poshtë:

Në Departamentin e Pyjeve kërkohen 5 pedagogë të ftuar:

- Një pedagog për modulin “Politika Pyjore”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Shkencave Pyjore të UBT-së.

- Një pedagog për modulet “Mbritshmëria e Pyjeve e Rrugët Pyjore dhe Vlerësimi i Ndikimeve Mjedisore”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Shkencave Pyjore të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Silvikultura Urbane”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Shkencave Pyjore të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “Biologjia dhe Mbarështimi i Faunës Pyjore”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Shkencave Pyjore të UBT-së.

- Një pedagog për modulet “Gjeobotanika” dhe “Menaxhimi i Projekteve”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Shkencave Pyjore të UBT-së.

Në Departamentin e Industrisë së Drurit kërkohen 4 pedagogë të ftuar:

- Një pedagog për modulet “Prodhimi i Letrës” dhe “Teknologjia kimike e nënprodukteve të drurit” (për shkollën e Doktoraturës). Kandidati të ketë mbaruar Kimi Industriale në Fakultetin e Shkencave Natyrore të UT-së.

- Një pedagog për modulet “Teoria e Prerjes së Drurit” dhe “Makinat shumë operacionale”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Shkencave Pyjore të UBT-së.

- Një pedagog për modulin “CIM”. Kandidati të ketë mbaruar në Fakultetin e Shkencave Pyjore të UBT-së.

- Një pedagogë për modulet “Rezistencë materiale”. Kandidati të ketë mbaruar Inxhinieri mekanike në UT-së.

Për Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit

 Për Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit kërkohen 9 pedagogë të ftuar me kontratë të përkohshme si më poshtë:

Në Departamentin e Bioteknologjisë Agroushqimore 4 pedagogë të ftuar:

- Një pedagog për modulin “Metodat e konservimit termik dhe jo termik të ushqimit”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Kimi Industriale të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së.

- Një pedagog për modulin “Analiza e Ushqimit”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Kimi Industriale të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së.

- Një pedagogë për modulin “Ushqimet e Modifikuara Gjenetikisht”. Kandidati të ketë mbaruar në degën e Gjenetikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së.

- Një pedagog për modulin “Teknologjia përpunimit të produkteve blegtorale”. Kandidati të ketë mbaruar në degën Kimi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së.

Në Departamentin e Biologji-Kimisë:

- Pesë pedagogë për modulet e “kimive”. Kandidatët të kenë mbaruar në degën e kimisë industriale të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së.

 OSMAN DEDJA

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.