Aritmia, faktorët që ndikojnë në shfaqjen e saj dhe disa mënyra parandalimi. Cilat janë moshat më të prekura

Publikuar më: 01/08/2012 9:47

Aritmia është rrahje e shpejtë dhe e ngadalshme e zemrës ose rrahje e përzier, e ngadalësuar dhe e shpejtuar, me kërcime dhe ndërprerje të rrahjeve

Si shfaqet

Zemra është një organ perfekt, për sa i përket mënyrës se si ajo funksionon. Aktiviteti i saj është automatik dhe ritmik, njëkohësisht. Quhen normale rrahjet e zemrës, që në kushte qetësie luhaten nga 50 deri ne 80 per një minute. Koha nga rrahja ne rrahje është e njëjtë, nëse vërejmë më pak se 50 minuta dhe më shumë se 80 rrahje për minutë, si dhe mungesë të rregullshmërisë, atëherë kemi aritmi. Çrregullimet më të shpeshta të ritmit janë takikarditë, të cilat ndryshe njihen edhe si rrahje të shpeshta, por të rregullta të zemrës. Një tjetër lloj i aritmisë është esktasistola, të cilat janë rrahje jashtë radhës normale të një zemër të shëndoshë. Dhe e fundit është fibracioni arterial ose, e thënë ndryshe, aritmi komplete e zemrës. Kjo e fundit rreh në mënyrë krejt te çrregullt. Por, ajo qe mund te themi është se çrregullimet e ritmit ndodhin si në zemër të sëmurë, ashtu edhe në një zemër të shëndoshë.

 Faktorët kryesorë që ndikojnë

Shkaqet më të shpeshta të një aritmie në një zemër të shëndoshë janë disa. Ndër këto futet hipertensioni arterial (tensioni i lartë i gjakut). Po kështu, edhe hipertensioni i gjëndrës tiroide, ku kjo e fundit prodhon më shumë jod se në kushtet normale. Të tjerë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e aritmive, janë edhe sëmundje te mushkërive, si dhe stresi fizik, por edhe ai emocional. Mbipesha njihet ne shume persona një nga faktorët qe ndikon negativisht ne punën e zemrës dhe shume here jemi te detyruar te japim këshillën per një ulje te saj. Por faktorë qe ndikojnë negativisht dhe qe shfaqin aritminë janë edhe veset, si pirja e duhanit, alkoolit, por edhe e kafes. Tek këta persona, te cilët kane një sëmundje te zemrës si ajo e arterieve koronare, mund te gjejmë edhe aritminë. Po kështu, një tjetër faktor, qe e shfaq këtë te fundit, janë edhe sëmundjet valvulare. Dhe te fundit faktorë, qe mund te rendisim, janë sëmundjet e muskulit te zemrës.

Moshat më të prekura

Duke pasur parasysh faktorët predispozues aritmitë mund te shfaqen ne çdo moshe. Ajo qe vëmë re është, se rritet ndjeshëm përqindja ne moshen 50 vjeç e lart, kur edhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare janë me te shpeshta. Nese do t’u bazohemi te dhënave, mund te themi se rreth 5 per qind e kësaj moshe është e prekur nga aritmitë. Por ajo qe mund te theksojmë është se tek moshat mbi 80 vjec aritmia sa vjen edhe shpeshtohet, pra mbi 10 per qind e kesaj grupmoshe është e prekur nga kjo sëmundje.

Simptomat më të shpeshta

Kryesisht mund të themi se janë polpilacionet ose rrahje te shpeshta dhe të çrregullta të zemrës. Shumë herë personave që shfaqin këto probleme u duket sikur zemra ndalon për pak dhe pastaj rreh me fort (eksasistolat). Ndërkohë, të tjera simptoma që shfaqin këta paciente janë gjendjet e ankthit, nuk fle dot ne krahun e zemrës, gjendje te fikëti dhe deri në humbje te vetëdijes. E para dhe që është shumë e rëndësishme është vizita tek mjeku specialist, nëse dikush ndien një aritmi. Kjo konstatohet me një vizitë të thjeshtë me stetoskop. Gjithnjë bëhet një elektrokardiograme (EKG) per te vlerësuar llojin e aritmisë. Më pas, është mjeku kardiolog ai që vendos nëse ky lloj çrregullimi i ritmit te zemrës duhet te mjekohet ose jo. Një tjetër këshille, qe do ta rendisja si të rëndësishme, është qe pacientet te mos përdorin vete antibiotike, sepse ndodh se kane efekt te kundërt (shtojnë aritminë). Është e rëndësishme te themi se aritmitë ndahen ne dy grupe te mëdha per sa i përket rëndësisë: ne aritmi te mira (beninje) dhe ne aritmi te këqija (malinje). Në shumicën e rasteve dominojnë aritmitë beninje, te cilat përgjithësisht nuk kufizojnë aktivitetin fizik. Ne rastet e tjera eshte mjeku ai qe vendos se ne çfarë mase duhet te kryhet ky aktivitet fizik. Kur aritmite janë te vendosura në një subjekt me mbi peshe ne sugjerojme qe te korrigjohet mbipesha, aq sa eshte e mundur. Kur aritmite jane te shoqëruar me hipertension, me semundje te arterieve koronare, atëherë sigurisht qe vlen shume edhe ndryshimi i mënyrës se ushqyerjes. Ketu do te kishim nje kufizim te yndyrave me baze shtazore, te sheqerit dhe te brumërave.

Simptomat

Rrahje te shpeshta te zemrës

Rrahje te çrregullta te zemrës

Personave u duket sikur zemra ndalon per pak

Rrahje te forta pas ndalesës

Gjendjet e ankthit, per nje pjese te pacienteve

I sëmuri nuk mund te fleje dot ne krahun e zemres

Gjendje te fikëti

Ndonjëherë dhe deri ne humbje te vetedijes.

Këshillat

Vizite tek mjeku specialist

Kryerje te elektrokardiogrames (EKG)

Mospërdorim te ilaçeve pa këshillë mjeku

Te korrigjohet pesha per ata qe janë mbipeshe

Ndryshim te ushqyerjes kur ka hipertension

Kufizim te yndyrave me baze shtazore

Kufizim te sheqerit dhe brumërave

Aktivitet fizik, sipas këshillës se mjekut

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.