Arvizu: Bashkëpunimi institucional SHISH-SHBA do të vijojë
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka folur për herë të parë për zgjedhjen e kreut të ri të SHISH si dhe shkarkimin e Bahri Shaqirit. Pas takimit me kreun socialist, Edi Ramën, ambasadori Arvizu iu përgjigj pyetjeve të medias edhe për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe referendumin e kërkuar nga kryeministri për heqjen e imuniteteve. Fillimisht kryediplomati amerikan dha vlerësime maksimale për punën e kreut të shkarkuar të SHISH, Barhi Shaqirit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i detyrohen sinqerisht zotit Shaqiri për marrdhëniet e karakterizuara. Gjithashtu, sipas perspektivës së Shteteve të Bashkuara, ai ishte një partner i vendosur duke ndihmuar në ndërtimin e një bashkëpunimi të fortë mes shërbimit që ai drejtonte dhe tonit. Për këtë ne i jemi shumë mirënjohës. Për sa i përket zëvendësimit, ndryshimet janë të mira pasi Është e rëndësishme që shefi i ri ta udhëheqë SHISH-in në një drejtim të ri dhe në mënyrën që i shkon Shqipërisë si anëtare e NATO-s”, ka thënë Arvizu.
Gjithashtu Arvizu u shpreh se nuk ka patur konsultime paraprake me kryeministrin apo presidentin Nishani për shkarkimin dhe zëvendësimin e Bahri Shaqirit nga Visho Ajazi.
Duke komentuar zëvëndësimin e Shaqirit, zoti Arvizu i dërgoi një mesazh të qartë jo vetem kreut të ri të SHISH kur u shpreh se tashmë shërbimi inteligjent shqiptarë nuk i përket epokës së SHIK-ut të viteve ’90, kur dhe Ajazi ishte pjesë e tij. “Ajo çka është me rëndësi lidhet me të ecurin përpara. Sipas prespektivës së SHBA, ne kemi marrë garanci sikurse edhe sot nga kryeministri dhe persona të tjerë që bashkëpunimi i fortë institucional mes SHISH dhe SHBA do të vijojë dhe ne u jemi mirënohës për këtë. Kjo është e rëndësishme për marrëdhëniet tona bilaterale, gjithashtu edhe për rajonin. Merr një rëndësi të veçantë ecja përpara e SHISH. Ne kemi punuar shumë për ta zhvilluar këtë institucion për të qenë atje ku është sot”, ka nënvizuar Arvizu.
Duke u ndalur tek drejtori i ri, ambasadori theksoi se do ta takojë pasi të kthehet nga pushimet. Mund të them se ai trashëgon një organizëm që është ndryshe nga SHIK-u i 1990-ës. Sot nuk kemi SHIK-un e viteve ‘90 por është SHISH-i i 2012-ës. Atëherë Shqipëria nuk ishte anëtare e NATO-s, ndërsa tani është anëtare e NATO-s dhe është me shumë rëndësi për drejtorin e ri të drejtojë SHISH-in sikurse e bëri zoti Shaqiri kur ai mori drejtimin. Të qënit e Shqipërisë anëtare e NATO-s merr një rëndësi kritike për SHISH, që të zhvillojë aktivitetin në vijueshmëri me statusin që Shqipëria ka si një vënd anëtar i NATO-s”, u shpreh ambasadori Arvizu. Gjatë paradites të së premtes ambasadori Arvizu është takuar me presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe kryeministrin Sali Berisha, ku ka prezantatuar zëvendësin e tij Henry Jardine. Zoti Arvizu pohoi se gjatë këtyre takimeve çështja e zëvendësimit të kreut të SHISH doli në pah në një formë apo tjetrën.















