Këshilla për sëmundjet kardiovaskulare

Publikuar më: 15/08/2012 7:42

Njerezit qe pesojne infarkt shpesh duhet te bejne ndryshime ne jeten e tyre per te jetuar me gjate ata duhet te mbajne peshen nen kontroll dhe te bejne rregullisht ushtrime fizike. Por pak paciente jane ne gjendje ta bejne kete prandaj shume prej tyre shtrohen shpesh ne spital apo vdesin me shpejt. Studiuesit ne Cikago mendojne se nje edukim me i mire i pacienteve mund te rezultoje ne nje kontroll me te mire te shendetit.

Ne Shtetet e Bashkuara infarkti eshte shkaku me ne rritje i shtrimit ne spital. Edhe ne vende te tjera shume njerez vuajne nga kjo semundje. Statistikat e Organizates Boterore te Shendetesise tregojne se te pakten 17 milione njerez ne mbare boten vdesin cdo vit nga semundje kardiovaskulare duke perfshire infarktin.

Mjeket thone se edukimi i pacienteve me infarkt per tu kujdesur per veten eshte celesi ne suksesin e trajtimit te semundjes. Kujdesi per veten perfshin marrjen e barnave ne kohe kufizimin e kripes ne ushqim pakesimin e pijeve alkoolike aktivitetin e rregullt fizik kontrollin e peshes dhe lenien e duhanit.

Studimet tregojne se 50 deri ne 80 per qind e pacienteve me infarkt nuk e ndryshojne menyren e te jetuarit ndersa 30 deri ne 60 per qind nuk i marrin rregullisht ilacet. Mjeket thone se arsyeja per kete nivel kaq te larte te te prekurve me infarkt eshte se pacientet ndjehen te mposhtur nga veshtiresia per te ndjekur keshillat e mjekut.

Gjate nje studimi mjeku James Calvin dhe studiues te tjere donin te shihnin mundesite per te ndihmuar keta paciente Donim te shihnim ne se mund te ndryshonim sjelljen e pacienteve permes edukimin si dhe permes ndihmes per te mesuar teknikat e menaxhimit te vetvetes.

Disa paciente me infarkt moren materiale per te lexuar nga Shoqata Amerikane e Zemres ndersa disa te tjere pervec tyre moren edhe konsultime.

47 per qind e pacienteve ishin femra 40 per qind ishin pakica keshtu qe menduam se kishim nje grup pacientesh qe perfaqesonin popullaten e pacienteve me infarkt ne Shtetet e Bashkuara – thone autoret e hulumtimit.

Gjate studimit mjeket nuk pane ndryshim te madh mes dy grupeve. Ne te dyja grupet rreth 40 per qind e pacienteve u shtruan ne spital ose gjeten vdekjen. Edhe pse rezultatet ishin dekurajuese studiuesit pane se disa paciente dolen te perfituar.

Profesoresha Lynda Poëell eshte njera nga studiueset. Ajo drejton departamentin per Mjekesine Parandaluese ne Qendren Mjekesore te Universitetit Rush.

Keshillat per shendetin ishin inkurajuese per pacientet me te ardhura te uleta ndersa edukimi solli perfitime per pacientet me te ardhura te larta – thote ajo.

Poëell thote se studimi tregoi se kujdesi me i madh ndaj nevojave specifike te grupeve te ndryshme te pacienteve mund te kete ndikime. Mjeket synojne te studiojne tani efektet e nje kurimi te hartuar ne baze te te ardhurave te pacienteve.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.