Lady Diana, historia e mitit të viteve 2000
Në vend të hyrjes
Gjatë jetës së saj ka përjetuar shumë momente vetmie dhe trishtimi, që e kanë çuar në depresion dhe anoreksi. Është cilësuar si princesha e trishtuar, për vështrimin e saj të ndrojtur dhe jo të lumtur. I ka rezistuar historisë paralele të Karlit me Kamilën. Edhe pse kanë kaluar vite nga humbja e saj, ajo mbetet një ndër figurat më të adhuruara nga populli anglez dhe ka fituar një famë ndërkombëtare tek miliona fansa në të gjithë botën. Martesa në St Paul dhe funerali i saj kanë qenë fenomenet më të mëdhenj mediatik me më tepër sesa 1 miliard spektatorë dhe miliona persona në rrugët e Londrës. Si të gjithë ata persona që kanë jetuar një jetë të famshme nga publiku i gjerë, dhe që kanë humbur jetën në mënyrë tepër tragjike, edhe Lady Diana është bërë një mit i viteve 2000.
Biografia
Diana Spencer ka lindur në 1 korrik të vitit 1961 në Parkhouse, pikërisht pranë rezidencës reale të Sadringham. Që në fëmijëri, ka vuajtur nga mungesa e nënës, duke parë që kjo e fundit e braktisi që në moshë të vogël. Jo vetëm, por Lady Frances Bounke Roche, ky është emri i nënës së saj, largohet nga Parkhouse kur Diana ishte vetëm gjashtë vjeç, për të jetuar me pronarin Peter Shaud Kidd. Në moshën 12 vjeçare, Diana regjistrohet në institutin e Ëest Heoth në Kent, por nuk kalon shumë kohë dhe ajo largohet nga rezidenca e Parkhouse dhe transferohet në kështjellën e Althorp në Northamptonshire. Familja Spencer, ishte një ndër më antiket e Ëindsor. Kur princesha mbushi 16 vjeç për nder të një darke me rastin e vizitës së mbretëreshës së Norvegjisë, takon princin e Galles, por midis të dyve, për momentin nuk shfaqet asnjë dashuri me shikim të parë. Vetëm një dëshirë për të përfituar nga njohja. Ndër të tjera, duke e quajtur tepër normale, vajza e re Diana, në tentativën për të jetuar një jetë sa më të afërt me bashkëmoshatarët e saj që jetonin në të njëjtin vend, transferohet në një apartament të Coleherm Court, një banesë rezidenciale e Londrës. Sigurisht, që nuk bëhej fjalë për një apartament të varfër dhe që i përkiste një niveli të ulët jetësor, por bëhet fjalë gjithnjë për një banesë të thjeshtë dhe tepër prestigjioze. Dëshira për normalitet e drejton për të ecur përpara me forcat e saj. Për të mbajtur këtë lloj karakteri, ishte e përshtatshme për të realizuar punë edhe jo prestigjioze, si ato të kamerieres dhe kujdestares së fëmijëve, dhe të ndante apartamentin e saj me tre studente të tjera. Midis punëve të shumta, gjente kohën edhe për t’u kujdesur për fëmijët. Shoqëria e vajzave të tjera, gjithsesi ka pasur një efekt pozitiv në të gjithë kuptimet për të. Pikërisht fal ndihmesës së tyre dhe ndikimit psikologjik Diana arrinte të përballonte sjelljen e Karlos, princit të Galles, me të cilin u njoh në një festë të famshme. Nëse do të thuash të vërtetën, në periudhën fillestare të njohjes së tyre qarkullonin zëra të kundërt. Pavarësisht rrethanave dhe kushteve të ndryshme, të dy fejohen dhe me kalimin e kohës organizojnë ceremoninë martesore për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Ceremonia ka qenë një ndër evenimentet mediatike më të ndjekura në mbarë globin, edhe për prezencën e personalitetit të një rangu të lartë. Ndër të tjera diferenca e moshës së çiftit nuk mundet vetëm të ishte nxitësi i thashethemeve të shumta. Thuajse rreth 10 vjet ka qenë diferenca e moshës midis princit dhe Lady D, ajo një 22 vjeçare e sapo dal nga adoleshenca, ndërsa ai një 33 vjeçar që sapo ishte bërë pjesë e të rriturve. Në datën 29 korrik të vitit 1981, në katedralen e St. Paul vështrimet mediatike ishin përqendruar tek dy të sapomartuarit! Pas ceremonisë, Diana bëhet Princesha e Galles dhe mbretëresha e ardhshme e Anglisë.
Jeta bashkëshortore
Martesa e tyre e celebruar në 29 korrik 1981, është ndjekur nga 750 milionë spektatorë. Shoqëruesja e parë e nderit Lady Sarah Ferguson është kujdesur për fustanin e nusërisë shtatë metër të gjatë, çifti i të sapomartuarve më vonë ka shkuar në jahtin mbretëror për të realizuar një udhëtim në Mesdhe. Por, kjo martesë e bukur ka pësuar krizat e veta, dhe çështjet private ishin bërë çështje shtetërore. Pikërisht për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për këtë problem, mbretëresha Elisabetta II, ka realizuar një mbledhje familjare ku kanë qenë edhe bashkëshorti Filippi, duka e Edinburgo, Karlo, princi i Galles së bashku me bashkëshorten Lady Diana Spencer, Lady Sarah Ferguson, bashkëshortja e Andrea si dhe princesha Anna. Fal dedikimit të personave në nevojë Lady D hyn menjëherë në zemrën e të gjithëve dhe bëhet e adhuruar nga mbarë bota. Për fat të keq, martesa nuk ecte në këto nivele, siç imazhet e ceremonisë ishin realizuar dhe që linin për të shpresuar në një dashuri të thellë, që në të vërtetë ajo ishte një martesë ku brenda saj bashkëjetonte edhe kriza. Madje as lindja e djemve Ëilliam dhe Herry nuk arriti të shpëtonte një lidhje tashmë të njohur. Nëse do të përmendim me detaje jetën e çiftit, pjesë e saj ishin edhe ngjarjet e rëndësishme, dhe do të shohim që në shtator të vitit 1981 deklarohet zyrtarisht se princesha ishte shtatzënë, por midis çiftit prej kohësh ishte futur Camilla Parker-Boëles, një ish mikeshë e Karlos, që princi nuk e kishte ndërprerë kurrë takimin me të dhe për të cilën Lady D ishte tepër xheloze. Kështu fillon të bëhet më e theksuar gjendje e tensionuar dhe të trishtuar të princeshës, e cila disa herë tentoi të vetëvritej, me forma të ndryshme të cilat rrënjët i kishin tek nervat dhe bulimia.
Ndarja zyrtare
Në dhjetor të vitit 1992 deklarohet zyrtarisht ndarja e çiftit. Lady D transferohet në Kensington Palace, ndërsa princi Karlo vazhdon jetesën e tij në Highgrove. Në nëntor të vitit 1995 Diana jep një intervistë televizive ku flet për trishtimin e saj dhe marrëdhënien me Karlon. Kështu divorci midis Karlos dhe Dianës bëhet konkret në 28 gusht 1996. Gjatë viteve të martesës Diana ka realizuar vizita të shumta zyrtare, ku ndër më kryesoret janë ato në Gjermani, Amerikë, Pakistan, Zvicër, Hungari, Egjipt, Belgjikë, Francë, Afrikën e Jugut në Zimbabve dhe Nepal. Pas ndarjes Lady D vazhdonte të shfaqej sërish pranë familjes mbretërore. Ndërsa viti 1997, në fakt është viti në të cilin Lady Diana organizon fushatën kundër minave anti- mashkull. Mbi të gjitha pas një periudhe jo të saktë flirti, fillon lidhja e ngushtë me Dodi al Fayed një miliarder arab i fesë myslimane. Nuk ishte një dashuri me shikim të parë, por një dashuri e vërtetë dhe e sinqertë. Në këtë rast komentatorët theksonin se kjo histori do të ishte një goditje e fortë për kurorën britanike. Dhe pikërisht ndërsa ‘çifti i skandalit’, tenton t’i fshihet paparacëve, humbasin jetën në hyrje të tunelit Alma në Paris, dhe njëkohësisht i japin fund verës që kishin kaluar së bashku.
Humbja tragjike
Ishte 31 gushti i vitit 1997. Një mercedez i panjohur, i blinduar që mbante brenda dy trupat e udhëtarëve, rikuperohet gjatë incidentit të frikshëm rrugor. Dikush dyshonte se në atë periudhë Princesha mund të ishte shtatzënë, princi Ëilliam mund të kishte pasur një vëlla mysliman, një tjetër skandal i vërtetë për familjen mbretërore. Atë mbrëmje, të dy kishin përgatitur një plan që t’i fshiheshin fotografëve, pasi kishin darkuar në Ritz, dhe me unazën e fejesës në gisht, e cila ishte blerë nga Dodi, hipin në mercedez. Në vendin e shoferit ndodhej Enry Paul, pranë tij truproja e Dodi, Trevor rees-Jones, i vetmi që kishte vendosur rripin e sigurimit dhe i vetmi pjesëtar që shpëtoi nga aksidenti i tmerrshëm. Dodi ndodhej i ulur pas shoferit dhe Diana pranë tij. Një funksionar i Ritz ka theksuar se shoferi dukej se ishte i dehur, përfshirë këtu edhe të vetmin të mbijetuar. Nga analizat e bëra rezulton një sasi alkooli në gjak, tre herë më e lartë nga sasia e pranueshme. Disa thonë se analizat janë ndryshuar. Por, makina ndiqej nga shumë fotografë dhe mund të ketë kaluar shpejtësinë prej 150 km në orë. Dodi dhe shoferi vdiqën menjëherë. Truproja mori shumë plagë të rënda, ndërsa Lady Diana pësoi fraktura të shumta sidomos në dëmtimin e venës qendrore, që i shkaktoi hemorragji tërësore. Dërgohet menjëherë në spital dhe operohet për rreth dy orë, por Diana Spencer deklarohet si e vdekur në orën 04:05 të datës 31 gusht 1997. Trupi i princeshës dërgohet në një objekt të izoluar pranë Althorp Park, që ndodhej rreth 130 kilometra në veri- lindje të Londrës. Thuhet se pasi Karlo, është informuar për lajmin, ka bërtitur pa arritur të përballonte dhembjen dhe ndoshta edhe për këtë arsye është kritikuar nga nëna e tij. Përveç kësaj në familjen mbretërore ka pasur edhe një ‘grindje’ tjetër në lidhje me Karlon dhe djemtë e Lady Diana, të cilët kanë qenë kundër mbretëreshës që nuk lejonte ngritjen e flamurit gjysmë shtizë në Buchingham Palace. Mbretëresha në fakt thoshte se Diana nuk ishte e denjë për këtë mirënjohje, derisa arriti më në fund të kuptojë se Diana ishte bërë pjesë e pandarë e zemrës së njerëzve në mbarë botën. Nga funerali kujtohen miliona persona që prisnin ecjen e trupës mbretërore në Londër; lulet, mbishkrimet, poezitë, por kujtohet edhe princi i cili ishte i detyruar të mbante përbrenda dhembjen e madhe. Kujtohen lotët e mijërave telespektatorëve në çdo pjesë të botës. Gjithçka tjetër mbetet një mister që vetëm brezi i ardhshëm mund të zbulojë historinë në ditët tona.
Imazhet shokuese në një libër
John Arthur Stevens, i cili ka punuar rreth 43 vite në policinë britanike, deri në vitin 2005 ku ka qenë shef i policisë qendrore të Londrës, Scotland Yard. Misioni i tij i fundit është kryer me sukses, ka shkruar fjalët e fundit në «Dosier Diana Spencer princesha e Galles, e cila ka vdekur në tunelin e Alma në Paris natën e 31 gushtit 1997». Nuk duket diçka e ekzagjeruar, duke parë që Lord Stevens ka thënë: “Jo vetëm po hetojmë në lidhje me aksidentin rrugor, por edhe po vazhdojmë më tej». Fjalë këto të cilat kanë ndihmuar në shfaqjen e polemikave që Diana dhe i dashuri i saj egjiptian Dodi Al Fayed janë vrarë. Një person serioz si John Arthur Stevens, është i aftë të thotë të vërteta të rënda. Super polici britanik ka qenë në tunelin, ku ka ndodhur ngjarja, ka dërguar njerëzit e tij në dhomën e Ritz, ku çifti kishte qenë natën e fundit. Lord Stevens ka mbajtur në informacion të vazhdueshëm Mohammed Al Fayed. «Nuk mund të harrohet që është një baba i lënduar. Hetimi është më tepër i komplikuar nga sa e kisha menduar. Kur hyn në detaje të situatave që kanë ndodhur, zbulon gjëra tepër private, dhe arrin të kuptosh se kush ishin ata persona”. Një ndër dyshimet thelbësore i përkasin shoferit francez Henri Paul, që sipas versionit zyrtar, për t’u fshehur nga paparacët, mori një vendim tepër të kushtueshëm. Në gjakun e shoferit, janë zbuluar gjurmë alkooli që e cilëson atë ‘si të dehur’. Lord Stevens ka marrë tre kampionë gjaku, dhe janë tre hipoteza të mundshme, e para ka lidhje me shpjegimin reaksionar, e dyta ka lidhje me gabimin e analizave, dhe e fundit është e lidhur me faktin se provëzat e gjakut të Henri Paul kanë qenë të vendosura për krijimin e një plani. Një plan që ka bindur edhe shërbimin sekret të Londrës. Ka edhe dyshime të tjera për vdekjen, si për shembull përse trupi i saj është mbajtur dy orë pas aksidentit, kur ligji francez nuk e parashikonte një gjë të tillë? Për të fshirë çdo gjurmë të shtatzënisë? Ndërsa pas përfundimit të hetimeve, Mercedes Classe S është nxjerrë në shitje. Pronari Jean Francois Musa, i Etoile Limousines, shoqëri që i kishte besuar makinën Dodi Fayed, ka vendosur të shes këtë automjet për shumën e 15 milionëve dollarë.
Letrat sekrete të Lady D
Në një artikull që i përket datës 19 dhjetor 02, gjejmë një tjetër sekret të shkëputur nga jeta private dhe e fshehtë e princeshës. James Heëitt, ish i dashuri i Dianës, ka tentuar të shes për 16 milion euro disa letra që princesha i kishte dërguar më parë, por kjo shitje ndalohet nga gazetarët e të përditshmeve angleze. Dikush e ka përcaktuar si një ‘papijon të suksesit’, por në fakt ai është një person që i përket biznesit. Një fakt i bërë publik është se James Heëitt, ish i dashuri i princeshës, për t’u hakmarrë ndaj personave që kanë folur keq për të dhe e kanë cilësuar si babain e vërtetë të princit Harry, është përpjekur të shes letrat erotike që Diana i kishte shkruar disa vite më parë. Për fat të keq për të ka qenë një nismë e dështuar. Rezultati, një figurë e keqe. Gazetarët e së përditshmes angleze “Neës of theËorld” kanë bërë që plani i tij të dështonte duke paraqitur disa pjesë të filmave më të mirë të spiunazhit. 44 vjeçari kishte deklaruar se do të shiste rreth 64 letrat së bashku me lojërat intime që princesha i kishte blerë në Kuvajt, për shifrën modestet prej 10 milionë sterlinash. Në letrat ku Diana firmoste gjithnjë Julia, princesha kishte përdorur edhe fjalë tepër të forta për të vendosur ëndrrën e një marrëdhënie intime me të dashurin e saj. Ndër të tjera Diana ishte një person tepër entuziast.
1 shtator 1997
Zija e shtëpisë mbretërore
Në faqen zyrtare të internetit të Monarkisë Britanike në datën një shtator 1997 ndodhej një shkrim i thjeshtë: “Diana, princesha e Galles – 1 korrik ’61 – 31 gusht ’97″. Ndër të tjera ndodheshin edhe katër artikuj, tre të parat i dedikoheshin vdekjes së Lady D: “Biografia”, “Paraqitja e shtypit”; “Ngushëllimet”. Vetëm artikulli i katërt i dedikohej Shtëpisë Mbretërore. Pas aksidentit vdekjeprurës të së dielës, Cnn ka shfaqur videon ku shfaqej intervista e princeshës që kishte bërë në vitin ’95 tek Bbc, ku Diana rrëfehej për zhgënjimet e saj, tradhtinë, dhe sëmundjen e bulimisë. “Kjo histori flet për kështjellat antike dhe kopshte, por për princeshën Diana nuk ka qenë një fund përrallor i lumtur”. Ky është titulli i faqes që i është dedikuar ish bashkëshortes së Karlit nga “Lifetime tv”. Në kundërshtim me të përditshmen e saj “Ëashington Post” vendosi t’i kushtonte një hapësirë të madhe galerisë fotografike, jo me imazhet e aksidentit, por me imazhet e familjes mbretërore dhe radhëve të gjatë të anglezëve. Enkas në internet gjendet edhe faqja e admiruesve të Dianës, si personazh i njohur, por edhe si princesha e Galles. Pas aksidentit, pranë fotove është shfaqur shkrimi “Diana, princesha e zemrave”. Këto faqe kompletohen me dedikimet e shumta dhe biografinë e saj. Midis gazetave të shumta që kanë shkruar atë ditë për humbjen tragjike të princeshës, ndodhet edhe britanikja ‘Times’: në faqen e parë të saj gjendet i shkruar vetëm titulli i parë pa karaktere të veçanta, dhe më poshtë dy nëntituj të shkurtër me të njëjtin qëllim.












