“Mercenarët 2” xhirohet edhe në Shqipëri
Bashkimi për herë të dytë në një produksion i gjigandëve të filmave të zhanrit aksion, si Sylvester Stallone, Arnold Schëarzenegger, Bruce Ëillis, Jean Claude Van Damme, Dolph Lungdren dhe Chuck Norris, ka rezultuar mëse i suksesshëm. Dhe për më tepër, një pjesë e rëndësishme e skenarit, megjithëse nuk është xhiruar këtu, zhvillohet në Shqipëri. Filmi “The Expendables”, apo “Mercenarët 2″, i realizuar me regji të Simon Ëest, ka arritur të marrë një shumë prej 29 milionë dollarësh gjatë fundjavës së kaluar në kinematë amerikane dhe kanadeze, duke u ngjitur kështu në majë të klasifikimit si filmi më fitimprurës i momentit. Filmi flet për një grup miqsh që kërkojnë të hakmerren ndaj një mercenari rival, të luajtur nga Jean Claude Van Damme, për vrasjen e njërit prej tyre dhe rrezikun që i kanoset botës prej tij për shkak të një arme vdekjeprurëse të cilen ai kërcënon ta përdorë. Një pjesë e mirë e historisë zhvillohet çuditërisht në Shqipëri, ku banda e mercenarëve vjen në kërkim të një thesari i cili kishte mbetur në një aeroplan që u rrëzua në Shqipëri. Ky thesar rezulton të jetë një lloj harte, e cila tregonte vendndodhjen e një miniere platoniumi. Vendi ynë bëhet edhe pika e takimit mes mercenarëve dhe rivalit të tyre Jean Villain, i luajtur nga Van Damme.















