MF nxjerr udhëzimin për deklarimin e të ardhurave, kur përfundon afati

Ministria e Financave ka nxjerr udhëzimin për deklarimin e të ardhurave. Brenda datës 30 shtator qytetarët që për vitin 2011 kanë krijuar të ardhura mbi 2 milionë lekë duhet të plotësojnë deklaratën dhe ta dorëzojnë pranë tatimeve. Formulari është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë bëhet deklarimi individual i personit që ka krijuar të ardhurat. Ndërsa në pjesën e dytë bëhet plotësimi me të dhënat shtesë të personave nën kujdestarinë e deklaruesit. Kjo pjesë e dytë është bërë për të përfituar nga shpenzimet e zbritshme, në rastet kur të ardhurat janë krijuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja nën 1 milionë lekë. Shpenzimet e zbritshme i fitojnë personat që plotësojnë kriterin e më pak se 1 mln e 50 mijë lekëve të ardhura të krijuara në vit dhe që me dëshirë plotësojnë deklaratën vjetore.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in