Moda e sivjetme verore: Eros, romantike dhe ekzotike

Publikuar më: 04/08/2012 7:32

“Givenchy” ka ofruar kombinime seksi në variantin elegant të mëndafshtë me ngjyra neutrale. Me një kombinim të tillë rrinë mirë edhe stolitë e zgjedhura me kujdes. Feminiliteti i fustaneve të mëdha, pamja seksi e kombinimeve “casual chic”, te ju mbetet të zgjidhni se çfarë porosie doni të dërgoni, meqë moda verore 2010 ofron një larmi të madhe ngjyrash, imagjinatë të madhe në modele dhe llojshmëri të qepjeve, me të cilat nuk mund të gaboni. Shtëpia e modës “Etro” preferon kombinime me dizajn lara-lara, prandaj nëse përcaktoheni për një të tillë, mos e teproni me stoli, në mënyrë që të mos dukeni sikur punoni në cirk. “Givenchy” ka ofruar kombinezone seksi në variantin elegant të mëndafshtë me ngjyra neutrale. Me një kombinim të tillë rrinë mirë edhe stolitë e zgjedhura me kujdes.

 Fustanet e të gjitha kombinimeve, me ngjyra të theksuara

Vera e sivjetme është e paramendueshme pa fustanet e gjera, ku më të preferuarat janë ato me dizajne lara-lara, me ngjyra të theksuara. Barten me të gjitha kombinacionet.

E kaltra dhe nuancat e saj – tendenca e verës

Nga e kaltra e safirit e deri te nuanca mavi, te gjitha nuancat e së kaltrës janë të pranishme ne koleksionet për pranverë-verë të vitit 2010. Por, sidomos është theksuar nuanca e tirkizit. Në mode janë edhe çantat me ngjyra të ndryshme.

Nallanet janë kthyer përsëri

Platformat janë në mode edhe këtë sezon, e pas një mungese te gjate, “in” janë edhe nallanet.

E kuqja dhe e arta për ato që kanë vetëbesim të lartë

Ngjyra e theksuar e kuqe është per femrat qe kane vetëbesim te larte. E njëjta gjë mund te thuhet edhe per ngjyrën e arte, e cila mund te kombinohet, ne çante, apo edhe ne këpucë, ku edhe stolitë duhet te jene te se njëjtës ngjyre.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.