Ndërtimet informale, pritet ndryshimi i ligjit

Publikuar më: 14/08/2012 9:43

Strategji e re për të drejtat e pronësisë, ndërtesat brenda planeve urbanistike të miratuara, nuk do të prishen. Gati procedura e re për dhënien e lejeve të ndërtimit,  masa ndëshkuese për objektet e paligjshme

Shumë shpejt pritet të ndryshojë ligji për ndërtimet informale. Lidhur me këtë fakt, Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave informale është duke rishikuar thellësisht legjislacionin, mbi të cilin funksionon ky institucion. Burime pranë ALUIZNI-t bëjnë me dije se këto ndryshime, që do t’i propozohen në Këshillit  të Ministrave, bëhen me qëllim përfundimin e procesit të legalizimit, brenda afateve të synuara. Sipas këtyre burimeve, rishikimi i legjislacionit, që tashmë ka marrë formën e një projekti do të reflektojë edhe çështjen e rreth 80 mijë ndërtimeve pa leje, të cilët u ndërtuan pasi hyri në fuqi ligji për legalizimet.

Projektligji i legalizimeve

Projektligji për legalizimin e këtyre objekteve parashikon që ndërtesat e gjendura në zonat ku planet urbanistike janë miratuar, të legalizohen dhe të integrohen në territorin urban, ndërsa të tjerat do të prishen për shkak se janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Pjesa tjetër e ndryshimeve ka të bëjë me forcimin e penaliteteve. Burimet nga ALUIZNI shpjegon se parandalimi i ndërtimeve  të paligjshëm  në të ardhmen do të mbështete në integrimin e planeve rregulluese, me procedura më të hapura të lejeve të ndërtimit, duke përfshirë edhe një regjistër të veçantë në hipoteka, për regjistrimin e lejeve të ndërtimit. Kjo do të vlejë edhe për forcimin e proceseve të kontrollit dhe të prishjes. Po ashtu strategjia e re për të drejtat e pronësisë sheh të nevojshëm identifikimin e ndërtimeve pa leje të realizuara pas përfundimit të afatit ligjor për legalizimin, me qëllim evidentimin e krijimit të situatave të ngjashme në të ardhmen. Ka të dhëna se edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit për legalizimet, qindra objekte janë ndërtuar në të gjithë vendin pa lejen e organeve përkatëse. Dokumenti i ri për të drejtat e pronësisë ngarkon me përgjegjësi pushtetin lokal, për parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Ndryshimet thelbësore

Zgjidhje për objektet pa leje

Krijimi një regjistri me lejet e ndërtimit në Hipotekë

Parandalimi i ndërtimeve të reja pa leje

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.