Patentat dhe kostoja ekonomike e autoshkollave

Publikuar më: 31/08/2012 7:23

Brenda një kohe të shkurtër lejet e lejet e drejtimit të automjeteve në Shqipëri do të konvertohen në sistem pikësh, duke u afruar me praktikat e vendeve europiane. E reja e kësaj nisme është se për çdo shkelje drejtuesit do ti hiqen pikë nga patenta e tij dhe për ti fituar këto pikë përsëri ai duhet të ndjekë orë shtesë mësimi në autoshkolla. Sipas kreut të Shoqatës së Autoshkollave Kombëtare, Tonin Gjinaj, kjo nismë e ndërmarrë nga autoshkollat ka gjetur miratimin e drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve dhe transportit rrugor. Gjinaj thotë se në shtator do të nisin protesta nëse nuk hiqet pagesa për licencat që ato paguajnë çdo vit me 20 mijë lekë të reja. Problem është dhe trajnimi që bëhet nga kryqi i kuq, ku qytetarët në bankë paguajnë 2100 lekë të reja nga 1600 që është tarifa e vendosur nga shteti. Gjinaj shtoi se biznesi i autoshkollave është në krizë dhe duhen gjetur rrugë për të lehtësuar tarifat që rëndojnë mbi ta.

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.