Përdoruesit e Facebook, tashmë më të sigurt

Facebook ka krijuar një e-mail adresë të re në të cilën njerëzit mund të raportojnë mashtrimet. Në emailin e ri çdo përdorues i këtij rrjeti social ka mundësinë të raportojë një mashtrim, madje edhe ata që nuk janë në rrjetin social mund ta përdorin këtë adresë për të raportuar email-in me mashtrues që pretendojnë se vijnë nga Facebook.

Dukuria e njohur si “phishing” bën që email-at e tilla të bëjnë të pamundurën për të marrë fjalëkalime dhe informacione të tjera nga përdoruesit, duke pretenduar që të njëjtit vijnë nga një biznes i ligjshëm dhe nuk ndërhyjnë në privatësinë e individit.

Për shkak se shumë njerëz përdorin të njëjtat fjalëkalime në sektorin bankar dhe në faqe tjera, dikush që merr informacionin e llogarisë nga Facebook mund të hyjë edhe në uebfaqe të tjera, në të cilat natyrisht se nuk do të kishte qasje pa informacionin e marrë nga rrjeti social.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in