Problemet me sytë, mosha kur rrezikojnë fëmijët shikimin

Publikuar më: 31/08/2012 9:28

Në moshën 14-15-vjeçare, praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Si rezultat i zhvillimit të teknologjisë bashkëkohore me hapa shumë të shpejtë, vitet e fundit miopia tek fëmijët e moshave të vogla dhe mesatare, kryesisht është rritur. Sistemi i shikimit të fëmijëve ndodhet në zhvillim të përhershëm, prandaj që faktorët e dëmshëm të mjedisit rrethues mund të ndikojnë në këtë sistem negativisht, i cili pjesërisht ndikon në zhvillimin e miopisë tek fëmijët.

 

Mbingarkesat – vizatimi, leximi, televizori

Një rol të madh në zhvillimin e sistemit të shikimit luajnë mbingarkesat e shikimit. Tek këto mbingarkesa hyjnë vizatimi, leximi (mbingarkesat e shikimit në distancë të afërt), si edhe televizori. Çfarë ndodh me sistemin e shikimit të fëmijës, kur ai shikon televizor për një kohë të gjatë?

Shëmbëllimi nga ekrani i televizorit projektohet në retinë (në fundin e syrit). Por në shumicën e rasteve, fëmijët e moshave të vogla janë me hipermetropi, prandaj që fëmija të shikojë figurën qartë nga një distancë e caktuar i duhet të sforcojë struktura të caktuara të syrit. Kjo gjë ndodh në mënyrë reflektive dhe nuk varet nga vetëdija e fëmijës. Kur sforcohen muskujt, shikojmë figura të vogla dhe të lëvizshme. Kjo gjë ndodh shpesh, sidomos kur shikojmë televizor, duke mos përjashtuar këtu çrregullimin e sistemit kompensues dhe futjen e mekanizmave miopizues (zgjatja e syrit). Si rrjedhim, kjo gjë mund të zhvilloj miopinë tek fëmijët.

 

Miopia tek adoleshentët

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët që kanë shkuar në shkollë. Në moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Ngaqë kokërdhoku i syrit është i zgjatur, drita nuk fokusohet aty ku duhet dhe fëmija ankohet se nuk shikon mirë. Në mënyrë që të shikojnë mirë objektet që ndodhen larg, fëmijët mbledhin sytë, qepallat e mbledhura në mënyrë të tillë luajnë rolin e diafragmës dhe, si rrjedhojë, shëmbëllimi në retinë bëhet më i qartë. Miopia nuk është vetëm defekt optik, i cili korrigjohet lehtë me syze ose lente kontakti. Kur zgjatet kokërdhoku, zgjaten edhe pjesët e brendshme të syrit, veçanërisht retina. Si rezultat, në fund të syrit shfaqen vatra distrofike, të cilat gjatë progresimit mund të çojnë në uljen e shikimit. Prandaj, mjekimi i miopisë tek fëmijët duhet të jetë kompleks dhe të ketë si qëllim ngadalësimin ose ndalimin e saj, si edhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut në kokërdhokun dhe brenda pjesëve të tjera të syrit.

Miopia, mbingarkesat e shikimit duhet të jenë të kufizuara.

Fëmija duhet të lexojë ulur, duke u mbështetur në tavolinë dhe me një ndriçim të mirë. Nuk rekomandohet të lexojë shtrirë ose kur ha ushqim. Gjithashtu, është e rëndësishme se sa gjatë shikon programet televizive. Fëmijët, që janë më të vegjël se 2 vjeç nuk u rekomandohet të shikojnë televizor. Kjo ka lidhje jo vetëm me mbingarkesat në sy, por edhe me ndikimin e sistemit nervor qendror, i cili mund të irritojë fëmijën. Lloji i televizorit (i zakonshëm, me ekran të sheshtë, me panel kristalor të lëngshëm, me plazmë) praktikisht nuk ndikon në mbingarkesën e shikimit.

Edhe puna në kompjuter nuk duhet të zgjasë më shumë se 40 minuta, dhe patjetër pas kësaj duhet bërë 10-20 minuta pushim.

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.