Profesionet më të kërkuara në Kanada

Publikuar më: 14/08/2012 9:48

Kriteret dhe kushtet e përzgjedhjes. Si bëhet aplikimi

Per te fituar nje vize dhe pune ne nje prej vendeve me te largeta, Kanada, duhet patjeter te dish se cfare profesionesh preferohen. Të gjitha procedurat, dokumentacionet, profesionet dhe rruget qe ndiqen per te fituar nje vize kanadeze. Aplikimet e te interesuarve per emigrim ne Kanada, behen nga zyrat perkatese te vizave, ne ambasadat, misionet apo konsullatat kanadeze. Me e aferta per shqiptaret eshte ambasada kanadeze ne Rome, e cila eshte akredituar edhe per Shqiperine. Procesi neper te cilin kalon perpunimi i aplikimit te emigrantit, vijon ne disa faza. Disa hapa jane te perbashket per cdo mision kanadez gjate procesit te aplikimeve per vize. Keshtu, pas dorezimit te aplikimit tuaj, oficeri i Emigracionit dhe Nenshtetesise se Kanadase, do te verifikoje nese dosja eshte plotesuar ne rregull. Perfshihet kontrolli per, plotesimin e formularit te aplikimit ne menyre korrekte, pagesa e takses se aplikimit, dhe gjithe dokumentacioni mbeshtetes. Nese oficeri veren mungesa, aplikimi kthehet pa u marre parasysh. Zyra perkatese ju dergon nje leter, ne rastin kur e ka marre aplikimin korrekt nga ana juaj, duke ju njoftuar njekohesisht se cilat hapa hidhen me pas. Emigrantet shqiptare qe kerkojne te aplikojne per viza kanadeze, si te kategorise se vizes federale per punonjesin e kualifikuar, te vizes rajonale (provinces), apo te kerkuesit te perzgjedhur te Kuebekut, duhet te plotesojne nje pyetesor te vecante, qe ka lidhje pikerisht me aktivitetin e tyre ne Shqiperi apo ne rajon. Pyetesori i autoriteteve kanadeze kerkon qe, nese pergjigja ndaj cilesdo pyetje eshte “Po”, te jepet informacion i detajuar lidhur me te.  Vizat kanadeze per punonjesit e kualifikuar, vleresohen me sistem pikesh dhe i akordohen me statusin e rezidentit te perhershem, atij kandidati qe eshte i afte te demonstroje se ka mundesi te perballoje me sukses ekonomikisht jetesen ne Kanada. Kerkuesit vleresohen per 6 elemente dhe nen faktoret e tyre, te cilat ne total pikesh maksimale arrijne ne 100 pike. Aplikanti i suksesshem duhet te marre minimalisht 67 pike, ndersa duhet te kete te pakten 1 vit pervoje te panderprere ne profesionin per te cilin aplikon, gjate 10 vjeteve te fundit. Sipas rregullores se pikeve, renditen faktoret qe ndikojne per kandidatin, dhe maksimumi i pikeve qe mund te fitoje ai nga cdo faktor.

Koha e procesit te vizes

Kohezgjatja per perpunimin e dokumentacionit tuaj te aplikimit, varet nga njeri mision ne tjetrin, por zakonisht kufijte minimale dhe maksimale jane nga 6 deri ne 33 muaj. Keni ne dore te pershpejtoni kohen e procesit dhe kthimit te pergjigjes kur ju perfshini gjithe dokumentacionin e nevojshem ne aplikimin tuaj; nese njoftoni Zyren e Vizave per cdo ndryshim qe ka ndodhur lidhur me te dhenat e aplikimit tuaj; nese siguroheni mire se fotokopjet dhe dokumentet jane te qarta dhe te lexueshme, nese ofroni perkthime te noterizuara ne anglisht-frengjisht te dokumenteve, aty ku kerkohet.

Vonesat:

Aplikimi juaj mund te vonohet ne rastet kur Zyres se Vizave i duhet te ndermarre veprime shtese per te shqyrtuar rastin tuaj.

Aplikimi vonohet kur:

Ka probleme lidhur me kriminalitetin apo me ceshtje te sigurise ne aplikimin tuaj

Nese situata juaj familjare nuk eshte e qarte per shkak te nje divorci, adoptimi femije etj, ku ceshtjet lidhur me to nuk jane qartesuar dhe zgjidhur ligjerisht. Nese Zyra e misionit kanadez duhet te konsultohet me zyra te tjera apo me qendren ne Kanada. Zyra e Vizave do te kontaktoje me ju nese kerkon me shume dokumente ose nese duhet te vini per nje interviste.  Nese aplikimi juaj eshte i suksesshem, juve do t’ju dergohet COPR, Konfirmimi i Rezidences se Perhershme ne Kanada. COPR duhet ta keni me vete bashke me pasaporten tuaj dhe vizen, kur te hyni ne Kanada.

Piket sipas profesioneve

Per arsimin 25, gjuhen 24, pervojen 21, moshen 10, gjetja paraprake e vendit te punes 10, pershtatshmeria 10. Totali 100 pike.

Arsimi Piket tuaja maksimumi 25

Universiteti Grada doktor ose Master, dhe te pakten 17 vjet ne profesion 25

Dy ose me shume diploma universiteti, dhe te pakten 15 vjet pervoje ne profesion ose te ngjashme 22

Diplome dyvjecare ne universitet dhe 14 vjet pervoje 20

Diplome 1 vjecare ne universitet dhe te pakten 13 vjet pervoje 15

Certifikata ose Diploma te tjera mbi te mesmen

Diplome shkolle profesionale 3 vjecare dhe 15 vjet pervoje 22

Diplome 2 vjecare dhe te pakten 14 vjet pervoje ne kete fushe 20

Diplome 1 vjecare profesionale dhe te pakten 13 vjet pervoje 15

Arsimi i mesem i pergjithshem 5

Gjuha e huaj ( E folur, e shkruar, degjim, lexim) maksimumi 24

Gjuha e pare Aftesia e larte 4

E mesme 2

Njohuri baze 1 deri 2

Aspak 0

Maksimumi per kater aftesite 16

Gjuha e dyte Aftesia e larte 2

E mesme 2

Njohuri baze 1 deri 2

Aspak 0

Maksimumi per kater aftesite 8

Pervoja ne pune maksimumi 21

Nje vit 15

Dy vite 17

Tre vjet 19

Kater vjet 21

Mosha maksimumi 10

Maksimumi 10 pike 21-49 vjec

Zbriten 2 pike per cdo vit mbi 49 ose nen 21

Sigurimi paraprak i punes ne Kanada maksimumi 10

Pershtatshmeria ne vend maksimumi 10

Arsimi i bashkeshortit/es 3-5

Nese keni punuar me pare zyrtarisht nje vit ne Kanada 5

Nese keni studiuar minimumi 2 vjet ne vend 5

Pike te shtuara per sigurimin e punes 5

Lidhje familjare ne Kanada 5

Totali 100

Pyetesori per shqiptaret

1) Keni pasur ju ose cilido anetar i familjes suaj, kontakte te vullnetshme apo te pavullnetshme, me sherbimet sekrete ose informative te Shqiperise, ish-Jugosllavise apo vendeve te tjera

2) Keni punuar ju ose cilido anetar i familjes suaj, per sherbimet sekrete apo informative shqiptare, ish-jugosllave apo vendeve te tjera

3) Ju ose anetare te familjes, keni punuar ndonjehere ne ndonje sektor te veprimtarise sekrete apo te klasifikuar, dhe/ose a keni pasur ndonjehere hyrje ne informacione sekrete

4) Keni hasur ju apo anetare te familjes, ndonjehere probleme me autoritetet policore, te sigurise apo informative, ne vendin tuaj apo vende te tjera, perfshire edhe ngacmime nga ana e tyre

5) Ju ose cdo anetar i familjes suaj, ka vepruar ndonjehere, vullnetarisht ose i detyruar, me ndonje grup apo organizate ne territorin e Shqiperise, apo ne ndonje territor tjeter, si Serbi apo Mali i Zi, apo te tjera rajone te ish-Jugosllavise, apo ne cdo vend tjeter, si furnizues armesh apo stervites trupash

6) Jeni thirrur ju apo anetare te familjes suaj, te sherbeni nen arme, (me deshire apo i detyruar), ne njesite e forcave te armatosura. Shenoni datat dhe vendet e misioneve, emrat e krereve te njesive ushtarake, dhe bashkangjitur dosjes suaj nje fotokopje te librezes ushtarake apo te marrjes se urdhrit te misionit

7) Si nje individ apo anetar i nje organizate apo grupi, keni pasur ju apo anetare te familjes suaj, Probleme te Vecanta ne Shqiperi, sidomos per sa u perket ceshtjeve financiare apo administrative, (per shembull, ne lidhje me natyren apo origjinen e dokumenteve qe ju apo familjaret kane marre, zoteruar apo leshuar)

Shenime te vecanta:

a) Ju lutemi, deklaroni sasine e fondeve tuaja financiare, burimin e tyre, llojin e valutes dhe vendndodhjen e tyre

b) Shenoni ne hapesiren perkatese ne pyetesor, datat dhe arsyet e cdo udhetimi qe keni bere gjate 10 viteve te fundit apo qe pas datelindjes suaj te 18-te

Jepni gjithashtu nje liste emrash, adresash dhe numrash telefoni te kontakteve tuaja personale apo profesionale jashte Shqiperise, duke pershkruar natyren e ketyre kontakteve.

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.