Provimi i Shtetit, pyetjet për mësuesit e Informatikës

Publikuar më: 31/08/2012 9:10

Ekskluzive/ Agjencia Kombëtare e Provimeve shpall programet orientuese për të diplomuarit në mësuesi

Lista e plotë me pyetjet që do të kenë në provim mësuesit e rinj të diplomuar në Informatikë. Mënyra se si do të hartohen programet për pjesën pedagogjike dhe atë profesionale

Të gjithë të diplomuarit në degët e mësuesisë do të japin në vjeshtë Provimin e Shtetit. Ky është provimi i parë që do të zhvillohet për këta profesionistë. Specialistë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë publikuar së fundmi udhëzimin për hartimin e programit dhe të fondit të pyetjeve për Provimin e Shtetit. Kështu, sipas këtij udhëzimi, programi i Provimit të Shtetit për pjesën pedagogjike është një program orientues, i cili bazohet në kompetencat kryesore që duhet të zotërojë një kandidat për mësues në formimin e tij të përgjithshëm. Në program do të paraqiten sipas linjave përkatëse kompetencat, të cilat përfshijnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që kërkohen të arrihen nga mësuesit e rinj.

Programi i pjesës profesionale

Ndërkohë, nga ana tjetër, MASH-i përcakton edhe programin e Provimit të Shtetit për pjesën profesionale që është një program orientues, i cili do të bazohet në kompetencat kryesore që duhet të zotërojë një kandidat për mësues në formimin e tij profesional, sipas profilit përkatës. Në program do të paraqiten sipas linjave përkatëse kompetencat, të cilat përfshijnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që kërkohen të arrihen nga mësuesit e rinj, në përfundim të Provimit të Shtetit. Gazeta “Republika” boton sot pyetjet për të diplomuarit në mësuesi në degën e Informatikës.

 OSMAN DEDJA

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.