Punësimi në Norvegji, kushtet dhe dokumentacionet

Publikuar më: 31/08/2012 9:13

Kur ju është dhënë një leje qëndrimi

Ky kapitull shpjegon se çfarë do të ndodhë nëse ju është dhënë një leje qëndrimi në Norvegji, duke përfshirë ato mundësi që do të keni për të gjetur një vend për të jetuar dhe çfarë formash arsimimi janë në dispozicion.

Ju keni dy zgjedhje

Intervista e rivendosjes

Rivendosja

Mësimi i gjuhës norvegjeze

Programi i prezantimit

Arsimi

Numri i identifikimit personal dhe shtetësia

Ribashkimi familjar

Shtëpia juaj e re

Përgjegjësia

Faturat

Sigurimi

Zjarri

Sigurimi kombëtar

Përfitimi i sëmundjes

Përfitimi i kujdesit për fëmijën e sëmurë

Përfitime të paaftësisë

Pensioni i moshës së vjetër

Përfitime të sigurimit social

Qëndrimi në një qendër të pritjes së azilit ofrohet si një masë e përkohshme, ndërsa jeni në pritje të përgjigjes ndaj kërkesës suaj për azil. Pasi ju është dhënë leja e qëndrimit në Norvegji, përfundimisht do të largoheni nga qendra e pritjes së azilit. Ju keni dy zgjedhje: 1) Mund të gjeni vetë një vend për të jetuar pa ndihmë prej autoriteteve. Nëse e bëni këtë, ju duhet t’ia dilni mbanë vetë nga ana financiare. 2) Ju mund të bashkëpunoni me qendrën e pritjes së azilit dhe Drejtorinë e Integrimit dhe Diversitetit (IMDI) për të gjetur një vend për të jetuar. Ju mund të gjeni vetë një vend për të jetuar. Në këtë rast duhet të keni para të mjaftueshme për të mbështetur veten dhe familjen tuaj sepse nuk do t’ju ofrohet ndonjë ndihmë për të gjetur strehim në bashkinë tuaj të re. Nëse mbështeteni në ndihmën financiare nga autoritetet publike, qendra e pritjes së azilit dhe IMDI do t’ju ndihmojnë për të gjetur një autoritet lokal, në të cilin mund të vendoseni. Ju do të merrni vetëm një ofertë strehimi nga IMDI. Nëse e refuzoni atë, ju do të humbisni të drejtën për të qëndruar në qendrën e pritjes së azilit. Ju gjithashtu, do të humbisni të drejtën për mbështetje financiare. Intervista e rivendosjes. Kur ju dhe qendra juaj e pritjes së azilit keni marrë njoftimin se ju është dhënë një leje qëndrimi në Norvegji, do të organizohet një takim për të bërë të mundur rivendosjen tuaj. Qëllimi i këtij takimi është për të zbuluar se çfarë dëshironi të bëni në të ardhmen. Është e rëndësishme që të gjeni një bashki të përshtatshme për ju. Intervista e rivendosjes duhet të zhvillohet brenda dy javësh prej datës kur ju është dhënë një leje qëndrimi. Qendra e pritjes së azilit dhe IMDI do t’i mbështesin kërkimet e tyre për një bashki të pritjes duke u bazuar në informacionin që u keni dhënë në intervistën tuaj të rivendosjes. Kështu që është shumë e rëndësishme që ju të thoni se çfarë lloj pune, trajnimi ose kurs të mëtejshëm arsimimi do të preferoni. Ju, gjithashtu, duhet t’ju thoni atyre nëse keni familje ose të afërm që jetojnë në Norvegji dhe çdo informacion tjetër që mund të jetë i rëndësishëm se ku do të dëshironi të jetoni. Gjatë intervistës së rivendosjes do t’ju jepet informacion praktik në lidhje me procesin e gjetjes së një bashkie të pritjes.

Rivendosja. Zyra juaj rajonale e IMDI përcakton se në cilën bashki do të rivendoseni. IMDI përpiqet të mbajë parasysh atë që keni thënë në intervistën tuaj të rivendosjes. Por nuk është gjithnjë e mundur që të gjendet një bashki, e cila u përputhet në mënyrë të përsosur dëshirave tuaja. IMDI do të gjejë një bashki ku do të keni një mundësi për t’u kualifikuar për një punë ose arsim të mëtejshëm duke marrë pjesë në një program prezantimi. Lexoni më shumë në lidhje me këtë në seksionin që mbulon programin e prezantimit. Zbuloni se cili vend ofron atë që po kërkoni. Personeli në qendrën tuaj të pritjes së azilit mund t’ju tregojë sesi të gjeni informacion në lidhje me bashkitë e ndryshme në Norvegji. Nëse jeni pjesëmarrës aktiv në këtë proces, do të jetë më e lehtë që të gjeni një vend të përshtatshëm për të jetuar. Shumë njerëz mund të dëshirojnë të rivendosen në të njëjtin vend ose të gjejnë një vend pranë rajonit të tyre të zgjidhjes së parë. Shumë njerëz mund të dëshirojnë të rivendosen në të njëjtin qytet. Çdo bashki ka vetëm një numër të kufizuar vendesh të rivendosjes dhe jo çdokush mund të transferohet në rajonin e tyre të zgjidhjes së parë. Nëse keni pranuar një ofertë rivendosjeje në një bashki, mund të qëndroni në qendrën e pritjes së azilit derisa qyteti juaj i ri i pranimit është i gatshëm për t’ju pranuar. Kohëzgjatja e qëndrimit në qendrën e pritjes ndryshon sipas çështjes. Kur të jetë përcaktuar se ku do të rivendoseni, bashkia në fjalë do t’ju kontaktojë ju dhe qendrën e pritjes së azilit. Ajo do t’ju informojë se ku do të strehoheni dhe kur do të transferoheni. Juve, gjithashtu, do t’ju jepet informacion praktik në lidhje me këtë transferim. Mbani mend se do të merrni vetëm një ofertë rivendosje prej IMDI. Nëse e refuzoni këtë ofertë, do të humbisni mbështetjen financiare që keni marrë dhe do t’ju duhet të largoheni nga qendra e pranimit e azilit. Mësimi i gjuhës norvegjeze. Shumica e njerëzve që u është dhënë një leje qëndrimi kanë të drejtën dhe detyrën për të marrë pjesë në një kurs të gjuhës norvegjeze. Ju duhet ta përfundoni këtë kurs në mënyrë që të kualifikoheni për një leje qëndrimi të përhershme ose shtetësinë norvegjeze. Ju duhet ta përfundoni kursin e gjuhës norvegjeze përpara përfundimit të tre viteve tuaja të parë në Norvegji. Kjo skemë zbatohet për ata, të cilëve u është dhënë një leje qëndrimi në Norvegji pas 1 shtator 2005. Të qenit në gjendje për të folur gjuhën norvegjeze është e rëndësishme për të kuptuar të tjerët dhe për t’u kuptuar prej të tjerëve, në gjetjen e një pune ose arsimi dhe në pjesëmarrjen në shoqërinë norvegjeze. Nëse ju tashmë keni aftësi të mira të gjuhës norvegjeze ose sami, mund të përjashtoheni prej kursit të detyrueshëm të gjuhës. Bashkia juaj pritëse ka përgjegjësi për mësimin e gjuhës norvegjeze. Ata do të vendosin nëse duhet të merrni pjesë në klasa në gjuhën norvegjeze. Nëse nuk merrni arsimin që ju takon, keni të drejtë të paraqisni një ankesë. Programi i prezantimit. Shumica e njerëzve që marrin një leje qëndrimi duhet të marrin pjesë në një program prezantimi. Ju do të bëheni pjesë e këtij programi. pak pasi të transferoheni në qytetin e pritjes. Ky është një program arsimor ku të gjithë emigrantët e rritur që vijnë si refugjatë ndërmjet moshës 18 dhe 55 vjeç kanë një të drejtë dhe detyrë të ndjekin. Synimi i këtij programi është që ta bëjë më të lehtë për ju që të gjeni një punë, që do t’ju lejojë që të mbështesni vetveten dhe familjen tuaj. Skema e prezantimit përfshin si burrat ashtu edhe gratë. Atje ju do të mësoni gjuhën norvegjeze dhe do të mësoni në lidhje me shoqërinë dhe jetën në punë në Norvegji. Arsimimi i ofruar në programin e prezantimit do të modifikohet në përshtatje me prejardhjen tuaj dhe planet tuaja për të ardhmen. Programi i prezantimit është një program me kohë të plotë, pesë ditë në javë që zgjat deri në dy vjet. Nëse gjeni punë me pagesë dhe bëheni i pavarur nga pikëpamja financiare, mund të largoheni nga ky program përpara përfundimit të dy viteve. Bashkia juaj e pritjes duhet të japë pëlqimin e saj nëse ju dëshironi të largoheni nga programi. Ju do të merrni një subvencion prezantimi ndërsa merrni pjesë në programin e prezantimit. Kjo është një rrogë për pjesëmarrjen në program. Programi i prezantimit ka shumë rregulla të ngjashme me ato të një pune. Ju duhet të paguani taksa për subvencionin e prezantimit që do të merrni dhe nga subvencioni juaj do të bëhen zbritje nëse mungoni pa ndonjë arsye. Ju lejoheni të kryeni punë shtesë, përveç programit të prezantimit. Bashkia juaj është përgjegjëse për skemën e prezantimit. Bashkia juaj, gjithashtu, është ajo që vendos nëse do të merrni pjesë në programin e prezantimit. Ju keni të drejtë që të ankoheni nëse nuk lejoheni të merrni pjesë në programin e prezantimit. Personeli në qendrën tuaj të pritjes së azilit do t’ju tregojë më shumë në lidhje me skemën e prezantimit.

Arsimi. Kur ju është dhënë një leje qëndrimi në Norvegji, ju keni të drejtë të studioni në një universitet ose kolegj të arsimit të lartë. Ekzistojnë disa kërkesa të pranimit në kurset e arsimit të lartë. Nëse keni kualifikime nga atdheu juaj, duhet të bëni që ato të njihen prej autoriteteve norvegjeze. Pyesni me hollësi personelin në qendrën tuaj të pritjes së azilit ose në qendrën e arsimit për të rritur.

Numri i identifikimit personal dhe shtetësia. Kur ju jepet një leje qëndrimi, do t’ju jepet një numër identifikimi personal norvegjez. Ky numër është i rëndësishëm për t’u kualifikuar për pagesa të sigurimeve shoqërore, kurim mjekësor, arsim ose një leje pune në Norvegji. Juve do t’ju jepet një numër i identifikimit personal prej Regjistrit Kombëtar të Popullsisë. Ribashkimi familjar. Kur ju është dhënë një leje qëndrimi, anëtarët e afërt të familjes mund të bëjnë kërkesë për të ardhur pranë jush në Norvegji. Ata duhet të bëjnë kërkesë në ambasadën, konsullatën ose delegacionin më të afërt norvegjez. Leja jepet për një vit një herë. Anëtarë të afërt të familjes janë bashkëshortët dhe partnerët e regjistruar, partnerët bashkëjetues prej më shumë se dy vjet dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç. Disa anëtarëve të tjerë të familjes gjithashtu mund t’u jepet leje qëndrimi në Norvegji. Në shumicën e rasteve do t’ju duhet të keni një nivel të caktuar të të ardhurave përpara sesa anëtarët e familjes suaj të lejohen të vijnë në Norvegji. Njerëzit që vijnë në Norvegji nën skemën e ribashkimit familjar gjithashtu kanë të drejtën dhe detyrën për të ndjekur një kurs të gjuhës norvegjeze. Shumë prej tyre, gjithashtu, do të kualifikohen për skemën e prezantimit. Lexoni më shumë për këtë më sipër. Ekzistojnë shumë rregulla të rëndësishme që duhen respektuar kur bëni kërkesë për ribashkimin familjar. Ju do ta gjeni informacionin e duhur në faqen e internetit të UDI. Informacioni është përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme. Pyesni personelin në qendrën tuaj të pritjes së azilit nëse keni nevojë për ndihmë që të gjeni informacionin e duhur.

Shtëpia juaj e re. Kur të hyni në një shtëpi ose apartament, duhet t’ju kushtoni rëndësi disa gjërave. Nëse nuk jeni i sigurt sesi të kujdeseni për shtëpinë tuaj, është më mirë që të pyesni sesa të prisni derisa diçka të prishet. Personeli në autoritetin tuaj lokal do të jetë në gjendje për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja.

Përgjegjësia. Nëse jetoni në strehim me qira, jeni përgjegjës për mirëmbajtjen e brendshme të saj. Kjo zbatohet për dyshemetë, muret, tavanet, aparaturat dhe sendet dhe të gjitha mobiliet. Nëse nuk e mbani strehimin tuaj në gjendje të mirë, do t’ju duhet të paguani për çdo gjë që prishet.

Faturat. Kur jetoni në mënyrë të pavarur, do të keni një numër faturash të rregullta për të paguar. Këto përfshijnë qiranë, energjinë elektrike, liçensën e televizorit dhe telefonin. Faturat do t’ju dërgohen me postë. Ju duhet ta paguani qiranë tuaj çdo muaj. Nëse bashkia juaj nuk ka marrë masa për dërgimin e energjisë elektrike në shtëpinë tuaj të re, ju duhet të kujdeseni vetë për këtë. Nëse nuk i paguani faturat tuaja në kohë, do t’ju dërgohet një njoftim rikujtues – dhe ndoshta me një tarifë shtesë të rikujtimit. Nëse ju akoma nuk e paguani shumën e duhur, çështja mund t’i dërgohet një agjencie për mbledhjen e borxheve. Kjo do të thotë që mallra të krahasueshme në vlerë me borxhit tuaj mund të konfiskohen ose mund t’ju duhet të paguani një tarifë shtesë ndëshkimore. Ju gjithashtu mund të vendoseni në një listë të zezë të kredisë, e cila mund t’ju pengojë që të merrni një hua nëse ju nevojitet.

Sigurimi. Ju duhet të siguroni zotërimet dhe pronësinë tuaj ndaj zjarrit, përmbytjes dhe vjedhjes. Të pasurit e sigurimit nënkupton se do të merrni kompensim për pjesën më të madhe të humbjes suaj financiare nëse ndodh një gjë e tillë. Sigurimi kushton para.

Zjarri. Të gjitha shtëpitë duhet të kenë të paktën një alarm zjarri dhe një fikës zjarri. Fikësi i zjarrit përdoret për të shuar zjarret në sistemet ose pajisjet elektrike. Zjarret jo elektrikë duhet të fiken ose shuhen me ujë. Nëse bie zjarr, ju duhet t’i telefononi shërbimit të zjarrfikësve në 110.

Sigurimi Kombëtar. Skema e Sigurimit Kombëtar të Norvegjisë jep një numër përfitimesh të sigurimit social për njerëzit që kanë nevojë për to. Mbani mend se është një vepër penale të deklaroni përfitime të sigurimeve sociale në mënyrë të rreme. Skema e Sigurimit Kombëtar ju ofron siguri financiare atyre që nuk mund të punojnë ose të sigurojnë jetesën vetë. Për t’u kualifikuar për përfitime të sigurimeve sociale, ju duhet të përmbushni një numër kërkesash. Ne nuk kemi vend për t’i përmendur të gjitha ato në këtë broshurë. Zyra juaj lokale e sigurimit social mund t’ju japë informacionin e nevojshëm. Këtu është një listë e përfitimeve më të zakonshme të sigurimit social: Përfitimi i sëmundjes. Nëse jeni të sëmurë dhe nuk mund të shkoni në punë, ju keni të drejtën e përfitimit të sëmundjes që kompenson pagat e humbura. Ju duhet të keni qenë i punësuar për të paktën katër javë në vendin tuaj të punës për t’u kualifikuar për përfitime të sëmundjes dhe keni të drejtën e përfitimit të sëmundjes që prej ditës tuaj të parë në punë. Përfitimi i sëmundjes paguhet në fund të muajit. Përfitimi i kujdesit për fëmijën e sëmurë. Ju keni të drejtë të kërkoni përfitime të kujdesit për fëmijën e sëmurë nëse duhet të qëndroni pa punë për t’u kujdesur për një fëmijë nën moshën 12 vjeç, për të cilin jeni përgjegjës. Përfitimi i kujdesit për fëmijën e sëmurë është i kufizuara në një numër të caktuar ditësh në vit për fëmijë.

Përfitime të paaftësisë. Nëse nuk jeni në gjendje të punoni për shkak të sëmundjes ose dëmtimit kronik, keni të drejtën e një përfitimi të paaftësisë së përkohshme ose pensionit të paaftësisë. Ju mund të kualifikoheni për përfitime të paaftësisë së përkohshme nëse nuk jeni në gjendje të punoni për një periudhë. Një pension paaftësie paguhet nëse përcaktohet se nuk do të jeni më kurrë në gjendje që të punoni përsëri. Pensioni i moshës së vjetër. Kur arrini moshën e pensionit, normalisht në moshën 67 vjeç, do të merrni një pension të moshës së vjetër nga shteti. Madhësia e pensionit varet nga sa keni fituar gjatë jetës suaj në punë. Kushdo mbi 67 vjeç ka të drejtën e pensionit minimal shtetëror. Nëse dëshironi të mësoni më shumë në lidhje me mënyrën sesi llogaritet pensioni i moshës së vjetër ose sa mund të prisni të merrni kur të dilni në pension, kontaktoni zyrën tuaj lokale të sigurimit social. Përfitime të sigurimit social. Shërbimet sociale mund të ndihmojnë në zgjidhjen ose parandalimin e problemeve sociale. Shërbimet sociale, gjithashtu, kanë për detyrë që të gjejnë strehim për ata që nuk janë në gjendje të gjejnë një vend për të jetuar. Njerëzit që nuk janë në gjendje të punojnë ose të mbështesin vetveten në ndonjë mënyrë tjetër mund të marrin ndihmë financiare prej zyrës së tyre lokale të sigurimit social. Ju duhet t’ju kërkoni ndihmë shërbimeve sociale nëse keni nevojë për të. Ju keni të drejtën e ankesës nëse kërkesa juaj për ndihmë refuzohet.

 

 

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.