Pussy Riot dënohen me dy vjet burg. Prostesta në Moskë,arrestohet Kasparov

U dënuan më dy vjet burg këngëtaret e grupit Pussy Riot në Moskë. Tre vajzat janë akuzuar për blasfemi dhe nxitje të urrejtjes fetare. Ka shkaktuar një tronditje të vërtetë vendimi që është dhënë nga gjykata e Moskës për këngëtaret e reja të cilat prej muajsh mbahen sa në arrest shtëpie sa në burg. Pra nuk vleu për asgjë mobilizmi politik jo vetëm I përfaqësuesve të Bashkimit Evropian por edhe mobilizimi i personazheve të njohura të medias, muzikës dhe filmit. Në protestën që u zhvillua sot në Moskë policia ka arrestuar dhe kampionin e shahut Gerry Kasparov, i cili është mobilizuar të mbrojë vajzat e reja. Në protest kanë marrë pjesë disa mijëra qytetarë rusë.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in