Statusi kandidat i BE, Duma: Nuk ndëshkohemi nga politika
Kriteri politik nuk mund të dënojë Shqipërinë me refuzimin për herë të tretë të statusit të vendit kandidat.Kur na ndajnë më pak se 2 muaj nga vendimi i KE për statusin, zëvendësministrja e Integrimit, Grida Duma deklaron se plotësimi i kriterit teknik dhe standardi i përdorur nga vendet e tjera të rajonit, janë bazat mbi të cilat do të kërkohet një përgjigje positive për kërkesën e Shqipërisë. Megjithatë, numri dy i Ministrisë së Integrimit, nuk e fsheh se një përgjigje negative mund të bazohet mbi të gjitha tek mungesa e votave për heqjen e imunitetit. Duma thotë se Shqipëria ka përparuar në përmbushjen në masën kritike te 12 prioriteteve, por disa prej tyre nuk mund të maten matematikisht, sic është rasti i reformës në drejtësi.















