Tori Spelling në muajin e fundit të shtatzënisë së katërt
Në muajin shtator aktorja do të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt. Ndërsa është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj, Tori Spelling përpiqet të jetë pjesë aktive e jetës së përditshme, duke u ndihmuar sigurisht edhe nga një motor i vogël, të cilin aktorja e përdor për të shëtitur.
Aktorja e serialit televiziv “The Beverly Hills, 90210”, është fotografuar në Los Angeles me një mini-scooter përkrah djalit të saj, 9-vjeçarit Liam ndërsa ishin duke shëtitur për të marrë ajër të pastër por edhe për të bërë pazar.
Për 39-vjeçarja lëvizja me këtë motor është një ndihmesë e madhe për të, pasi ndodhet në muajin e fundit të shtatzënisë së katërt.
E veshur me një fustan të bardhë të gjatë, aktorja mbante vënë syze të mëdha dielli dhe tek flokët e lëshuar kishte bërë një gërshet që i dhuronte asaj pamje tepër ëngjëllore.
















