Truproja e Lady Gaga ‘godet’ një fans (fotot)
Të jesh fans i Lady Gaga është disi edhe e rrezikshme. Këtë më mirë nga të gjithë e di një fans, i cili është goditur nga truproja e këngëtares, pasi është përpjekur duke vrapuar për të marrë një autograf.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa këngëtarja po dilte nga një hotel në Bukuresht, vend në të cilin Gaga po shfaq koncertet e saj.


















