9-vjeçarja, nesër provimi i Gjuhës dhe i Letërsisë

Publikuar më: 02/09/2012 11:12

Speciale/ Udhëzimi i MASH-it për sesionin e dytë të Provimeve të Lirimit

Orari kur nis testimi dhe kohëzgjatja e tij. Datat edhe për maturantët e vjeshtës

Të hënën, do të zhvillohet provimi i parë i lirimit për të gjithë nxënësit që nuk arritën ta merrnin atë gjatë sesionit të parë. Sipas një udhëzimi të publikuar në MASH, më datën 3 shtator do të zhvillohet provimi i Gjuhës dhe i Letërsisë. Kështu, në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 69, datë 21.6.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të vendimit të Këshillit Ministrave nr. 78, datë 8.2.2006, “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe provimet në shkollat e larta publikë”, të ndryshuar, dhe të vendimit të Këshillit Ministrave nr. 1013, datë l0.12.2010 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP)”, ministri i Arsimit udhëzoi që: Provimet e sesionit të dytë të Provimeve të Lirimit 2012, të zhvillohen në datat si më poshtë:

a) Gjuha shqipe dhe letërsia, 3 shtator 2012;

b) Matematika, 5 shtator 2012.

Kur do të nisin provimet dhe orari i zgjatjes

Në këtë udhëzim përcaktohet, gjithashtu, se në sesionin e dytë, Provimet e Lirimit do të fillojnë në orën 10:00, ndërkohë që kohëzgjatja e tyre do të jetë 2orë e30 minuta. Sa i takon procedurë së hartimit të testeve, ky udhëzim përcakton se “procedurat e hartimit të testeve përcaktohen në rregulloren “Për provimet e lirimit në Republikën e Shqipërisë”, nr. 1298, datë 24.2.2012”.

Provimet e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore

Provimet e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2012, do të zhvillohen në datat:

c) Gjuha shqipe dhe Letërsia, 7 shtator 2012;

d) Matematika, 11 shtator 2012;

e) Provimet me zgjedhje, 14 shtator 2012.

Në udhëzimin e ministrit thuhet se “Në sesionin e dytë, provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë në orën 10:00. Testi për secilin nga provimet e detyruara të përmbajë 25 kërkesa, nga të cilat 13 kërkesa të jenë me përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 kërkesa të jenë me zhvillim dhe të vlerësohen me 37 pikë. Provimet e 1ëndëve të detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta secila. Procedurat e hartimit të testeve përcaktohen në rregulloren “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë”, nr. 33, datë 6.1.2012. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 10 pikë, kurse 20 pyetje të jenë me zhvillim dhe të vlerësohen me 30 pikë. Provimet e lëndëve me zgjedhje të zgjasin 3 orë” – thotë udhëzimi.

OSMAN DEDJA

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.