Ambasadori i SHBA, Ian Kelly reagon për raportin e OSBE
Ambasadori i SHBA në OSBE, Ian Kelly ka reaguar në lidhje me raportin, që kreu i OSBE-së Eugen Wollfarth prezantoi një ditë më parë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Kelly i vlerëson pozitive hapat që ka bërë Shqipëria në këto vite, ndërkohë nënvizon se se zgjedhja e presidentit ka shënuar njëanshmëri. Ambasadori Ian Kelly ndërsa ka vlerëusar progresin e shënuar nga klasa politike për realizimin e reformave të rëndësishme në procesin integrues tha se afirmimi i mekanizmave të demokracisë kërkon akoma shumë punë përtej zgjedhjes së një presidenti të ri. Për këtë ambasadori përshëndet konsesusin e arritur nga klasa politike shqiptare për miratimine kodit të ri zgjedhor, por paralajmëron se miratimi nuk do të jetë shumë domethënës nëse politikat e reja nuk zbatohen me mirëbesim. “Do të jetë veçanërisht e rëndësishme të sigurohet që zgjedhja e një kryetari të ri për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëhet me proces konsultimi, sa më të paanshëm e transparent që të jetë e mundur” ka deklaruara Kelly. Duke e lidhur këtë proces edhe me zgjedhjen e presidentit Nishani në muajin qershor, ambasadori i SHBA-së në OSBE shpreh shqetësimin se njënashmëria e këtij procesi të mos vijojë edhe në zgjedhjen e kryetarit të ri të KQZ-së , në kohën kur Shqipëria po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. “Jemi të shqetësuar se mos njëanshmëria që mbizotëroi gjatë gjithë procesit të zgjedhjes së presidentit mund të vazhdojë, apo edhe të shtohet, teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që çdo fushatë zgjedhore pa dyshim kryhet energjikisht dhe me luftë të fortë, të gjitha partitë politike duhet të përpiqen të bëjnë fushata konstruktive dhe të bazuara në çështje që Shqipëria duhet të vazhdojë t’i zgjidhë, çështje kritike për vazhdimin e rrugës së integrimit euroatlantik të vendit”, nënvizoi ai. Lufta politike që u bë vitin e kaluar për fat të keq zbehu pikëpamjen e botës për Shqipërisë dhe shërbeu të lihej në hije përparimi i madh që ka bërë vendi në 20 vitet e kaluara. “Drejtuesit politikë të Shqipërisë duhet të kenë në mendje interesat më të mira të vendit gjatë fushatës zgjedhore që po troket, në mënyrë që të sigurojnë që përparimi i reformave të mos lihet mënjanë për 12 muajt e ardhshëm” shton më tej ambasadori. Po ashtu ambasadori Kelly ka inkurajuar emërimin e Avokatit të Popullit për të vazhduar punën për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të popullit shqiptar















