Arben Meksi shpie në Turqi “përplasjen e qytetërimeve”, merr Nasreddin Hoxhën

Në konkursin botëror te karikaturës, i cili u mbajt ne Stamboll të Turqisë, në datë 6-11 shtator, karikaturisti Arben Meksi fitoi çmimin special me karikaturën “Përplasja e qytetërimeve”.

Ne konkurs morën pjese 2476 karikaturistë nga 69 vende të botës. Juria e përbëre nga 10 karikaturist te zgjedhur nga bota, pasi seleksionuan karikaturat qe do te publikohen edhe ne katalog, shpalli fituesit. Çmimi i madh (Grand prize) iu dha karikaturistit kolumbian, Omar Albero Turcios. Karikaturisti shqiptar, Arben Meksi, fitoi çmimin special të jurisë.

2. Përpara dy vjetësh, ky konkurs festoi 30-vjetorin e krijimit, ku ishin te ftuar nga një karikaturist për çdo shtet. Shqipëria përfaqësohej nga karikaturisti Arben Meksi. Sivjet ishte edicioni i 32 i këtij konkursi te njohur botëror. Tema e tij ishte e lire.

Me poshtë po botojmë karikaturën fituese (karikatura është e bashkangjitur)

3. Tema e karikaturës së Arben Meksit

Karikaturisti shqiptar, një ndër zërat e rrallë të kësaj gjinie, në vendin tonë, shprehet se tema e këtij konkurrimi ndërkombëtar ishte e lirë. Që do të thoshte se krijuesi duhej ta zgjidhte vetë atë në sfondin e ngjarjeve dhe konteksteve historike e kulturore të popujve.

Krijuesi i “Përplasjeve të qytetërimeve” ka paraqitur në krijimin e tij dy figura, të cilat përfaqësojnë dy qytetërime të ndryshme. I pari përfaqëson perëndim dhe personazhi qeshte një Don Kishoti shquhet qartazi edhe nga veshja e tij luftarake, ka përpara një gotë të cilën mundohet ta çok me kundërshtarin. Përballë kemi një personazh të njohur të humorit. Nasreddin Hoxha, i cili na paraqitet me pamjen e njohur të shekujve më parë. Taxhin e madh me disa rrathë, mustaqet dhe mjekër. Ky ka, gjithashtu, një gotë të mbushur por gota ndodhet e mbushur, por me kokë poshtë që ia zgjat kundërshtarit për ta tokur. Është një krijim i arrirë artistikisht gjithë punim është paraqitur në dy ngjyra. Ngjyra e zezë dhe vetëm pija në dy gota me kahe të kundërta, njëra lart plot me lëngë dhe tjera poshtë, por edhe ajo plot me lëngë.

Ky krijim i Arben Meksit ka bërë jurinë t’i jap çmimin special botëror karikaturistit shqiptar.

Arben Meksi është pjesëmarrës në shumicën e konkurrimeve ndërkombëtare. Punimet e tij janë përzgjedhur për të konkurruar mes pjesëmarrësve nga vendet e ndryshme të botës. Në përfundim të konkurrimit, sipas traditës, përgatiti një botim me ngjyra në formë albumi. Në vitin e shkuar përmbante 816 faqe, duke pasqyruar të gjithë evenimentin si dhe nga një faqe me shënimet përkatëse për çdo krijim që është prezantuar në konkurrimin ndërkombëtar të karikaturës.

4. Konkursi ndërkombëtar i karikaturës i kushtohet Nasreddin Hoxha Mjeshtër i madh i Turqisë. Humoristi Nasreddin Hoxha kanë jetuar në mes të 1208-1285 në Aksehir. Nasreddin Hoxha është arsimuar në Medresesë dhe zhvilluar veten me përpjekjet e tij. Ne nuk kemi informacione të detajuara në lidhje me historinë e tij. Megjithatë, ne kemi shifër që ai ishte një filozof i njerëzve nga transmetimet dhe tregimet rreth tij. Fjalët e tij paralajmërues, si intensive si farsë e tij bëjnë që njerëzit të mendojnë mbi këtë temë theksoi ai. Hoxha ishte aq i integruar shumë me njerëzit sa që ai nuk e ka krijuar veprën e humorit, por ai vetë ka përjetuar përvoja të humorit vetjak. Personalitet social iN. Hoxhaështë i madh dhe ai ishte thelbi i krijimit të humorit në mënyrë që për shekuj tregime humoristike e gazmore të reja të bazuara në karakterin e tij janë prodhuar. Dhe Hoxha me figurë dhe humorin e tij vazhdoi të ekzistonte deri më sot.

Në vitin 1973, u zhvillua një konkurs midis karikaturistëve të rinj. Ky konkurs, më vonë, kanë fituar një forum ndërkombëtar, i cili mblodhi tërë karikaturisti i botës që janë në favor të paqes. Pasi ushtarakët morën pushtetin në vitin 1980 në Turqi të gjitha aktivitetet, duke përfshirë edhe konkurset u ndaluan. 8 vjet më vonë, Konkursi Ndërkombëtare Nasreddin Hoxha organizohet përsëri. Karikaturistët nga e gjithë bota edhe këtë vit janë takuar për një botë paqësore dhe tolerante.

GEZIM LLOJDIA

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in