Franca ndalon protestat anti-islame

Kryeministri francez, ka anoncuar ndalimin e manifestimeve në Paris kundër filmit anti-islamist, i xhiruar në Amerikë dhe i shpërndarë në internet. Gjithashtu ai ka shtuar se të gjithë ata persona që do të bëhen pjesë e këtyre protestave do të përballen me ligjin. Disa qendra sociale kanë përhapur një lajmërim për manifestime në kryeqytetin francez kundër filmit “Pafajësia e Myslimanëve”, i cili e pëshkruan islamin si kancer. Kryeministri ka rikujtuar në këtë drejtim se Francia që garanton lirinë e të shpehurit. “Të gjithë duhet të respektojnë këtë liri. Nuk ka arsye që të lejojmë të hyjnë në vendin tonë konflikte që nuk kanë të bëjnë me Francën. Jemi një vend ku garantohet edhe liria satirike, kështu që nëse ndonjëri ndjehet i fyer mund t’i drejtohet gjykatës”, ka deklaruar ai. Vala e protestave të dhunshme anti-islame është përhapur pothuajse në mbarë botën pas publikimit të filmit “Pafajësia e Myslimanëve”.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in