Ja dokumentacioni për emigrim në Kanada

Publikuar më: 11/09/2012 9:43

Aplikim për qëndrim të përkohshëm

Formularët:

Aplikim për qëndrim të përkohshëm në Kanada (IMM 0008)

Plani 1: Kualifikimi, Deklarimi

Plani 2: Gjendja ekonomike-Aftësitë e punësimit

Informacion shtesë mbi familjen

Përdorimi i një përfaqësuesi

Udhëzimet e veçanta të zyrës së vizave

Shtesa A

Lista e plote

Shtesa B

Pajisja me certifikatë dhe lejë policie

Shtesa C

Pajisja me fotografi

Shtesa D

Raport mjekësor

Punonjësit e Aftë Federalë 2

Kontakti ne adresën tonë në internet

Për më shumë informacion mbi programin e zyrës së Emigracionit dhe Shtetësisë së Kanadasë mund të vizitoni faqen tonë të internetit ëëë.cic.gc.ca Për disa tipa aplikimesh mund të na informoni mbi ndonjë ndryshim të adresës dhe të zbuloni se çfarë po ndodh me aplikimin tuaj në shërbimin online në internet.

 

Jashtë Kanadasë

 

Në qoftë se ndodheni jashtë Kanadasë mund të kontaktoni me një nga ambasadat, zyrat e larta ose konsullatat tona. Për adresat, numrat e telefonit dhe zyrat tona vizitoni faqen tonë të internetit. Telefononi falas kudo që të jeni në Kanada në numrin e telefonit 1-888-242-2100. Ky publikim është i mundshëm në formate të ndryshme sipas kërkesës. Ky nuk është një dokument ligjor.

Punonjësit e Aftë Federalë 3

Pasqyra e Lëndës

Kategoritë e Punëtorëve të Aftë Federalë

Emigrantët gjithmonë kanë ndihmuar që Kanadaja të një ekonomi të fortë dhe të suksesshme. Për të ruajtur këtë tradita Kanadaja ju jep mundësi personave të aftë, të edukuar dhe me përvojë pune të qëndrojnë përkohësisht dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të Kanadasë. Kjo paketë informacioni është për punonjësit e aftë që duan të vijnë në Kanada. Ajo jep informacion për:

- kriteret e selektimit dhe sistemit të pikëve

- për të mundësuar hyrjen tuaj në kualifikim

- si të aplikoni për qëndrim të përkohshëm dhe si punonjës i aftë

- të gjithë formularët dhe udhëzimet e nevojshme

Kategori të tjera

 

Ky udhëzues është vetëm për aplikantët e përfshirë në Kategorinë e Punonjësve të Aftë Federalë. Në qoftë se ju mendoni se mund të kualifikoheni duke aplikuar në një kategori tjetër, konsultohuni me tabelën poshtë.

Të qenit i informuar

Kriteret e selektimit dhe informacione të tjera për aplikantët e cilësuar si punonjës të aftë mund të ndryshojnë ndonjëherë. Vini re:

- Aplikantët do të përzgjidhe sipas rregullave të caktuar gjatë kohës së vlerësimit. Kjo mund të ndryshojë vazhdimisht.

- Adresa jonë në internet përmban lajmet më të fundit, kriteret e selektimit dhe aplikimet.

Vizitoni faqen tonë të internetit për tu siguruar që keni marrë informacionin më të fundit. Konsultohuni me udhëzuesit:

Udhëzuesi për Punonjësit e Aftë në Quebec Ju jeni zgjedhur nga provina e Quebec.

Udhëzuesit për Kandidatët Provincialë

Ju jeni caktuar nga një provincë sipas Programit Provincial të Kandidatëve.

Udhëzuesit për Aplikantët e Kategorisë Biznes Ju jeni interesuar të emigroni në Kanada si investitor, sipërmarrës ose si i vetëpunësuar. Udhëzuesi për Familjarët

Një i afërm si prindërit, bashkëshortët ose të fejuarit mund të bëjnë aplikim për qëndrim të përkohshëm në Kanada.

Punonjësit e Aftë Federalë 4

A mund të kualifikoheni?

Përcaktimet

Punëtorët e aftë janë ata njerëz që mund të qëndrojnë përkohësisht në Kanada duke u bazuar në aftësitë e tyre për të qëndruar ekonomikisht në Kanada.

Kërkesat minimale

Që kërkesa juaj të pranohet ju duhet të paktën te keni një vit eksperiencë si punëtor me kohë të plotë. Kjo eksperiencë duhet të jetë fituar 10 vjet më parë.

Klasifikimi Kombëtar i Punësimit (KKP)

KKP është një sistem klasifikimi i punësimit në Kanada. Ajo përfshin detyrat, aftësitë, zotësitë dhe rregullat e punës në Kanada.

Kërkimi i KKP-së tuaj.

Ndiqni këto hapa për të përcaktuar nëse eksperienca juaj e punës i përket një profesioni i cili përshtatet me kërkesat minimale për të aplikuar si një punëtor i aftë.

Hapi 1- Vizitoni faqe e internetit.

ëëë.cic.gc.ca/skilled.

Hapi 2- Uleni faqen poshtë dhe klikoni në shkrimin “Doni të Kualifikoheni si një Punëtor i Afte?” pastaj klikoni në “Kërkesat Minimale të Eksperiencës së Punës”.

Hapi 3- Ndiqni udhëzimet për të parë nëse eksperienca juaj ju përshtatet për të emigruar si “Punëtor i Aftë”.

Hapi 4- Në qoftë se keni eksperiencë në më shumë se një profesion gjatë 10 viteve të fundit përsërisni kërkimin për të parë nëse ju i përshtateni kërkesave si një punëtor i aftë. Përvoja e punës ne profesione të ndryshme është avantazh nëse është më shumë se 1 vit.

Hapi 5- Kontrolloni listën e profesioneve të ndaluar. Në qoftë se eksperienca juaj i përket profesioneve të ndaluar atëherë nuk përbën një avantazh në aplikimin tuaj.

Ju nuk mund të aplikoni si një punëtor i aftë nëse:

- asnjë nga eksperiencat tuaja nuk futet në listën e Tipave të Aftësive 0 ose në nivelin e aftësive A ose B të KKP-se.

- eksperienca juaj nuk është më shumë se 10 vjet deri në ditën e aplikimit.

- eksperienca e punës së zgjedhur nuk është më shumë se një vit, ose

- eksperienca e vetme e punës suaj i përket punëve të ndalura.

Punëtorët e Aftë Federalë 5

Sistemi i Seleksionimit

Në qoftë se eksperienca juaj e punës i përshtatet kërkesave minimale për të aplikuar si një punëtor i aftë, atëherë aplikimi juaj do të vlerësohet në bazë të dy kritereve: fondet e kërkuar dhe faktorët e seleksionimit.

Të Ardhurat që Kërkohen për të Qëndruar në Kanada

Qeveria Kanadeze nuk ofron ndihë ekonomike për emigrantët e rinj të aftë. Ju duhet të tregoni se keni të ardhura të mjaftueshme ekonomike për të përballuar veten dhe familjen tuaj pasi të keni arritur në Kanada.

Fondet e kërkuar duhet të jenë më shumë ose të barabartë me listën e treguar më poshtë për çdo familje:

Fondet Minimale të Kërkuar mund të ndryshojnë në çdo kohë. Vizitoni faqen tonë të internetit për më shumë informacion. Ne ju rekomandojmë që të informoheni për koston e jetesës në vendin ku pretendoni të jetoni. Merrni me vete sa më shumë para që të mundeni për t’u sistemuar sa më thjesht në Kanada.

Të gjitha hapat për të emigruar në Kanada

Emigrimi në Kanada kalon ne disa faza, per te cilat personi i interesuar duhet qe te jete i përgatitur, pasi procedurat janë te gjata dhe me pagese. Kështu në pyetje-përgjigjet e mëposhtme do sqarohen te gjitha hapat dhe se si duhet vepruar nga hapi i pare qe duhet te ndërmarrë personi qe aplikon deri ne fazën e fundit, qe është marrja e vizës dhe shkuarja ne Kanada. Por pasi te marrësh vizën, çfarë hapash duhet te marrësh si duhet te veprosh, shteti kanadez te siguron strehim apo ndihme. Puna te sigurohet nga Kanadaja, apo duhet qe vete kërkuesit te nënshkruajnë më parë se të nisen për në këtë shtet, një kontrate pune?

Te gjitha pyetjet dhe përgjigjet do t’i gjeni në intervistën e mëposhtme, për te gjitha gjerat që shqetësojnë personat qe duan te aplikojnë për të emigruar në drejtim të Kanadasë.

Ku duhet të aplikoj

Mundesh të aplikosh në çdo ambasadë kanadeze ne Evrope. Është e këshillueshme te aplikosh ne Ambasadën Kanadeze qe mbulon Shqipërinë (momentalisht Ambasada Kanadeze ne France), se ne rast se ftohesh për interviste, mund ta japësh ne Tirane. Ne rast se aplikon ne Ambasada te tjera te duhet te japësh intervistën ne vendin ku ke aplikuar.

Nëse jeni i martuar, kush duhet të aplikojë

Mund te aplikoni te dy ne rastin e Formularit te pare Paraeleminues, është e këshillueshme se Ambasada kur ju kthen përgjigje, ju tregon se kush nga ju te dy ka shanse me te mëdha se tjetri për te aplikuar si aplikues kryesor (ne formularin e dyte).

Është e domosdoshme asistenca (Avokati) për të aplikuar

Normalisht për njerëzit te cilët e njohin sadopak gjuhen angleze nuk kane nevoje për asistence. Asistenca nuk ka ndikim ne procesin e përzgjedhjes tuaj nga Ambasada, gjithashtu nuk e shpejton procesin e Emigrimit. Marrja apo jo e asistencës varet nga buxheti personal i juaj.

Si fillohet procesi i aplikimit

Procesi i Aplikimit fillohet nga kërkesa qe ju i bëni Ambasadës Kanadeze me faks apo letër ku i kërkoni formularët paraeleminues (mundet qe ju ta kaloni kete faze duke i kërkuar ambasadës formularin e dyte). Disa nga adresat i kemi bere te ditura ne numrat e mëparshëm të gazetës.

Çfarë ndryshimi ka Formulari Paraeleminues nga Formulari i Dyte?

Pasi ju e dërgoni Formularin Paraeleminues, i cili është pa pagese, Ambasada ju kthen përgjigje vetëm ne ato raste kur ju e kapni ose jeni shume afër kufirit te pikëve për pranim, ne rast te kundërt nuk merrni përgjigje. Kjo ju ndihmon ju qe te kuptoni dhe te mos e vazhdoni procesin e emigrimit ne etapat e mëvonshme. Formulari i dyte behet me pagese.

Çfarë është sistemi i pikëve

Sistemi i pikëve është një sistem vleresimi, i cili përmban këta tregues. Mosha, gjuha e huaj, te aferm ne Kanada, profesioni, specializime ne profesion, eksperienca ne pune, arsimimi, faktori demografik, (caktohet nga qeveria Kanadeze), oferte pune nese keni ne Kanada, paraqitja ne interviste. Totali duhet te jete 70 pike e lart, ne kete rast nuk keni nevoje te jepni interviste. Nese keni marre 65 deri ne 69, atëherë ju ftoheni ne interviste dhe do ju shtohen piket e intervistës qe ju nevojiten me pas per te vazhduar. Keto faktorë ndryshojnë nga viti ne vit. Keto informacione mund te merren ne adresat online, si Ëelcome Page | Page d’açeuil, qe shërbejnë per aplikantet.

Çfarë është formulari i dytë?

Ne rast se ambasada ju kthen përgjigje, ajo ju dërgon dhe formularët e dyte te aplikimit me sqaruesin përkatës, si dhe listën e dokumenteve qe ju duhet të çoni. E rëndësishme është se kjo faze e aplikimit eshte me pagese d.m.th aplikimi juaj, formulari i dyte shqyrtohet vetëm atëherë kur ju keni paguar taksen përkatëse ne favor te ambasades. (Tarifat u shpjeguan ne numrin e djeshem). Ne qofte se ju nuk e shoqëroni formularin e dyte me pagesen e taksës ai nuk shqyrtohet nga ana e ambasadës. Formulari i dyte eshte nje pyetësor, i cili ndihmon oficerin e emigracionit te vleresoje ne qofte se ju i kapni piket e kërkuara. Ai mund te plotësohet ne gjuhet, Anglisht ose Frëngjisht (varet nga gjuha qe ju dini me mire). Bashkëngjitur me formularin, ambasada ju dergon dhe shpjeguesin se si ai plotësohet dhe listën e pageses per person. Formulari plotësohet per cdo person te familjes, ku ne te cilën vlerësohet me pike vetem ai qe ka aplikuar si aplikant kryesor. Pagesa behet sipas te dhënave qe ambasada ju ka sjelle me formularin e dyte. Dokumentet që dërgohen ne ambasade duhet te jene origjinale ose fotokopje te noterizuara.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.