Kylie Minogue, rrezatuese në promovimin e filmit të ri

Jemi mësuar që ta shohim në skenë duke kënduar, ndërsa tani do e shohim në ekranin televiziv si pjesë e një filmi. Gjatë gjithë viteve të karrierës së saj artistike, është angazhuar maksimalisht në muzikë, por tani Kylie Minogue është aktore.

Ajo është pjesë e një filmi artistik, të cilin e ka promovuar një ditë më parë në Londër. Gjatë këtij evenimenti, Kylie dukej rrezatuese me fustanin e gjatë deri në fund të këmbëve që shkëlqente, ashtu sikurse edhe fytyra e saj, pasi ajo dukej tepër e gëzuar dhe e lumtur.

Këngëtarja dhe aktorja është pritur me duartrokitje dhe entuziazëm nga fansat e saj, të cilët i dhuaruan edhe një buqetë me lule. Ylli australian shoqërohej nga ndihmësja e saj, e cila e ndihmonte atë për të mbajtur buqetën me lule. 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in