Propozimet më të fundit të stilistëve italianë (fotot)
Sapo kemi lënë pas stinën e nxehtë të verës, ndërkohë që stilistët italianë kanë publikuar propozimet e tyre për sezonin e ardhshëm veror. Në Milano ku u zhvillua edhe java e modës, kanë mbizotëruar fustanet, çantat dhe sandalet të cilat do të jenë në modë për pranverë-verë 2013/2014.
Nëpërmjet këtyre veshjeve elegante dhe tërheqëse, femra duket tepër joshëse. Në pasarelë modelet kanë veshur fustane të shkurtra sportive por edhe serioze për mbrëmje, të cilat ishin me ngjyra të lehta, transparente saqë në disa raste dukeshin qartazi format trupore.
Por jo vetëm, pasi gjatë këtyre sfilatave është vënë re gjithashtu edhe përdorimi i ngjyrave brilante sidomos tek këmishat, xhaketat, pantallonat dhe fundet. Roçobaroço eksperimenton një teknikë të re që sprucon ngjyrat në të gjithë garderobëne tij dhe sjell veshje me stampime nga disa vende simbolike italiane. 

















