Robbie Williams, bëhet baba
Ish pjesëtari i grupit muzikor “Take That”, Robbie Williams është bërë baba. Ylli i muzikës ka anoncuar lindjen e vajzës së tij, Theodora Rose Williams, në faqen zyrtare të internetit ku shkruan: “Nëna, babai dhe fëmija e tyre janë në qiellin e shtatë”. Ky është fëmija i parë për Robbie dhe bashkëshorten e tij Ayda Field. “Ai i ka qëndruar pranë gjatë gjithë lindjes. Kanë kaluar të tre së bashku familjarisht natën e parë”, shprehet një person i afërt me çiftin















