Si të përmirësoni në mënyrë natyrale qarkullimin e gjakut në trupin tuaj

Publikuar më: 01/09/2012 9:57

Qarkullimi i mirë i gjakut ne te gjithë trupin tuaj është shume i rëndësishëm. Nëse ky qarkullim pengohet, atëherë mund te kete probleme shume serioze. Shkaqet mund te jene te shumta dhe ne disa raste edhe te panjohura, por mënyrat e kurimit jane po te njëjtat, qofte mjekësore qofte edhe natyrale. Ka shume trajtime alternative që mund të zëvendësojnë metodat konvencionale, me rezultate shume te mira duke lënë mënjanë edhe efektet e padëshiruara. Kurat natyrale mund te zgjidhin me shpejte nga ç’mund të mendoni kete lloj problemi.

1. Percaktoni menyren e jeteses qe duhet te ndiqni per te përmirësuar ketë problem. Largoni veset e këqija dhe te dëmshme per shëndetin tuaj. Duhanpirja pengon ne shfrytëzimin maksimal te oksigjenit, kështu qe lini duhanin sa me pare.

2. Merrni frymë në mënyrë të plotë. Largoni stresin duke mësuar se si te meditoni. Stresi i ngushton rrugët e kalimit te gjakut dhe ndikon shume ne uljen e cilësisë së qarkullimit.

3. Lëvizni trupin tuaj. Lëvizni sa me shume ne mënyrë qe te rrisni pompimin e gjakut. Ecni, vraponi, notoni ose dilni me biçiklete. Ushtrimet sigurojnë një qarkullim sa me te mire. Edhe nje shëtitje e shkurtër dhe e shpejte do te beje mrekullia per shëndetin e zemrës suaj.

4. Ka shume ushqime te shëndetshme qe mund te kontribuojnë ne efektivitetin e qarkullimit te gjakut. Zgjidhni nje diete me përmbajtje te larte fibrash. Konsumoni fruta dhe perime qe te promovoni shëndetin e eneve te gjakut. Duke konsumuar shalqi, hudher, portokalle etj ju do te përmirësoni qarkullimin e gjakut.

5. Eliminoni ushqimet e këqija per shëndetin: proteinat shtazore, ushqimet me shume yndyre, sheqernat. Këto substanca rrisin viskozitetin e gjakut dhe pengojnë qarkullimin e rregullt te gjakut.

6. Investoni ne suplemente cilësore. Merrni suplemente per te rregulluar sistemin qarkullues. Vitamina C parandalon fortesimin e arterieve. Koenzima Q10 eshte nje antioksidant natyral qe permireson “djegien” e oksigjenit dhe permireson rrjedhen e gjakut. L-Karnitin gjithashtu permireson konsumin e oksigjenit.

7. Mjalti është shërues. Krijoni nje ilac shtepiak me 1 një luge çaji uthull (organike jo industriale) dhe një luge çaji me mjaltë të përzierë në ujë të ngrohtë për te stabilizuar balancen kalium/kalcium.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.