Kistet në vezore, shkaqet dhe pasojat që sjell te të sëmurët

Publikuar më: 22/10/2012 10:06

Cistet në vezore krijohen në procesin e evoluimit dhe quhen ciste funksionale, sepse gjenden në kuadër të funksionit të vezoreve, ndërsa ndahen në ato gjëndra dhe luteale.

Cistet në vezore shpesh shkaktojnë panik të madh nga frika për tumor, edhe pse shumica prej tyre janë plotësisht të parrezikshme. Cistet mund të paraqiten në cilëndo moshë, por më së shpeshti janë në periudhën e riprodhimit dhe janë të rralla pas menopauzës. Cistet në vezore paraqiten gati tek të gjitha femrat në periudhën e riprodhimit. Shumica e këtyre cisteve janë funksionale dhe të parrezikshme.

Çfarë janë cistet?

Cistet në vezore janë të mbushura me lëng apo përmbajtje gjysmë të lëngshme që krijohen në vezore. Numri i diagnozave të cisteve është rritur me zgjerimin e përdorimit të kontrolleve fizikale dhe ultrazërit. Çdo muaj, vezoret normale krijojnë ciste të vogla që quhen gjëndra Graf, nga të cilat njëra në mesin e cikleve është dominues dhe arrin madhësinë deri në 2.4 cm dhe nga ai lëshohen qeliza të pjekura vezore gjatë evoluimit. Kur gjëndra shpërthen bëhet një trup i verdhë, i cili është i madhësisë prek 1.2 deri në 2 cm kur është e pjekur dhe ka mes ciste. Nëse nuk ndodh pllenimi, ajo zvogëlohet dhe zhduket, ndërsa në rast të pllenimit së pari rritet dhe pastaj zvogëlohet gjatë shtatzënisë…

Për më tepër lexoni gazetën Republika

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.