Bajamet te fëmijët, si mund t’i kurojmë

Publikuar më: 12/11/2012 12:31

Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve, ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje.

Acarimi i bajameve. Për kurimin e acarimit të bajameve përgatitet përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherbelës, këputja e arrave dhe bohçet e hermoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta. Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji. Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë. Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe. Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh, acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit. Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.

Mjalti

Sipas mitologjisë së vjetër greke, thuhet që bleta “i ka shpëtuar” jetën Zeusit të Ri, pas një sëmundjeje që pati ai. Zeusi ia dinte bletës, saqë për të shprehur respektin që ai kishte, e kultivoi atë edhe më tej. Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B, që përmban. Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetëm ndaj infeksioneve të bajameve, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera. Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë mjaltin në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherbela. Çaji i përftuar nga zierja e bimës së sherbelës ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve. Mjalti këshillohet nga mjekët edhe në gërvishtje të vogla të lëkurës, pasi përmban veti dezinfektuese për plagën. Mjalti përmban 14-20 për qind ujë, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndërkohë që 300 gramë sheqer, mund të krahasohen me 250 gramë mjaltë.

Shenjat

Shfaqja e bajameve, zakonisht shoqërohet me dhimbje të fytit dhe skuqje të bajameve. Ndodh që mund të shkojë deri në qelbëzim të tyre. Kur bajamet shfaqen si rezultat i gripit ose ftohjes ajo shoqërohet edhe me temperaturë. Këta të sëmurë ndihen të lodhur dhe të pafuqishëm fizikisht.

Shkaktarët

Për inflamacionin e bajameve ekzistojnë faktorë të ndryshëm. Njerëzit të prekur nga sëmundje të ndryshme, shpesh vuajnë edhe nga shfaqja e bajameve. Në të shumtën e rasteve, bajamet shkaktohen nga pirja e lëngjeve shumë të ftohta, të cilat çojnë në ftohje, grip etj.

Kamomili

Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve, është kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjaltë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë

Kakao ul tensionin e gjakut

Studimet e reja të shkencëtarëve spanjoll të Universitetit Complutense në Madrid, kanë zbuluar se përbërësit e kakaos kanë efekt të fuqishëm antihipertenziv. Gatë 17 javëve sa ka zgjatur studimi, pas konsumimit të përditshëm të 0.75 gramëve të përbërësve të tretshëm të kakaos, vlerat e tensionit sistolik kanë rënë për 10-15 mmHg. Ky ekstrakt i pasur me antioksidues dhe polifenole është treguar i shkëlqyeshëm në uljen e nivelit të angiotenzinës II, duke treguar kështu veti të ACE-inhibitorëve. ACE-inhibitorët (barnat për uljen e tensionit), pengojnë shndërrimin e angiotenzinës i në angiotenzinë II, që është një vazokonstriktor i fuqishëm – shtrëngon enët e gjakut duke shkaktuar kështu ngritje të tensionit të gjakut. Ekstrakti i pasur me përbërës të kakaos është treguar efektiv edhe në uljen masës trupore, që ka ndihmuar edhe më tepër në kontrollimin e tensionit.

Disa dobi të limonit

Ky frute i zakonshëm ka përdorim të gjerë në ushqimet tona. Ku e përdorim më së shumti ne shqiptarët? Ku tjetër, në çaj! Në familjet tona gati të gjithë e pimë çajin me limon dhe pa të nuk na pihet fare.

Në çaj po, por a e ke ditur që limoni mund të përdoret edhe për shumë qëllime tjera shëndetësore? Lexo e mëso më shumë…

Tretja: Përziej disa prerje limoni me ujë dhe pijë këtë çdo mëngjes për të ndihmuar tretjen gjatë tërë ditës. Limoni stimulon mëlçinë dhe kjo ndihmon tretjen.

Gjakderdhje e Hundës: Kjo djeg paksa, por lëngu i limonit në një tampon pambuku apo në një leckë të butë kur aplikohet në hundë që gjakon ndihmon që të ngadalësohet dhe eventualisht të ndalohet rrjedha e gjakut.

Diuretike: nëse vuan nga ndonjë infeksion i traktit urinar, apo ke nevojë të zvogëlosh lëngjet në trupin tuaj për çfarëdo arsye (sikur shtypja e lartë e gjakut, zemër të zmadhuar, etj.), limoni është diuretik natyral dhe ndihmon që ju të largoni ujin e padëshiruar. Thjesht përgatitu që të shkosh më shpesh në tualet.

Antiseptik: lëngu acidik i limonit vret bakteret e dëmshme, e kjo e bënë limonin antiseptik natyral që mund ta aplikosh në çarjet (prerjet) e vogla dhe për infeksione tjera. Prapë po ju them se kjo dhemb apo me fjalë tjera djeg pak. Dhe mos përdor limon për infeksionet e mëdha apo prerjet e mëdha, jo për shkak se limoni është i rrezikshëm sepse nuk është, por për shkak se nevojitet trajtim mjekësor për to.

Pastrues fytyre: Lëngu i limonit ndihmon të luftoni rrudhat, aknet, puçrrat e bile edhe piklat. Përziej lëngun e limonit me pak vaj ulliri në një got të vogël me ujë, e këtë apliko në fytyrë. Kjo jo vetëm që ju bënë lëkurën më të shkëlqyer por gjithashtu largon ndyrësirat dhe grimin.

Kujdesi i Gojës: hedh pak lëng limoni në një shtupë pambuku dhe apliko në mishin e dhëmbëve që rrjedh gjak për të ndalur gjakderdhjen e mëtutjeshme. Limoni gjithashtu ndihmon që ti dhuroj gojës një ndjenjë freskie, lufton bakteret dhe ju mundëson të keni erë goje të freskët. Gjithashtu, beso ose mos beso, kur aplikohet në dhëmb që dhemb ndihmon që të zvogëloj dhimbjen.

Zvogëlon temperaturën: ka dy mënyra që limoni mund të përdoret kur dëshirojmë të ulim temperaturën. Njëra është që të pish ujë me limon. E tjetra zgjedhje edhe mirë është të blini apo maroni balsam limoni e më pas ta aplikosh në trup, kryesisht në ballë. Balsami nga limoni ndihmon trupin që të djersitet dhe nxjerr temperaturën me djersë, cilëndo temperaturë të shkaktuar nga cilado sëmundje.

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.