Dhimbja e gjurit, shkaqet dhe mjekimi me bimë mjekësore

Publikuar më: 13/11/2012 10:08

Dhimbja e gjurit i referohet ndonjë dhimbjeje ose “djegieje” të brendshme në artikulacionet e këmbës. Dhimbja e gjurit mund të jetë një simptomë e shumë sëmundjeve, duke përfshirë stresin e gjurit, osteoartritin, dëmtimet, guttën, infeksionin dhe bursitin.

Përshkrimi

Kyçi është i veshur me një membranë që quhet kupa sinoviale. Kupa sinoviale prodhon lëng sinovial, i cili vepron si lubrifikant për lëvizjen e kyçit. Struktura të tjera mbrojtëse janë dhe bursat. Gjuri suporton deri në trefishin e peshës së trupit. Nga lëvizjet e sforcuara, komplekse dhe të tepruara, forca e gjurit fillon të dobësohet duke e bërë gjurin shumë të ndjeshëm ndaj dëmtimeve.

Shkaqet dhe simptomat

Disa shkaqe të dhimbjeve të gjurit:

• Artriti

• Osteoartriti

• Artriti reumatoid

• Artriti septik

• Bursiti

• Cistet e gjurit

• Frakturat

• Gutta

• Dëmtimet dhe paqëndrueshmërisë e ligamentit

Diagnoza

Dhimbja e gjurit mund të diagnostikohet dhe trajtohet nga një ortoped. Diagnoza bazohet në historinë mjekësore të pacientit dhe ekzaminimet fizike. Teste më të avancuara janë Rezonanca Magnetike, Tomografia Kompjuterike dhe Artrografia me Kontrast.

Trajtimi në mjekësinë moderne:

Sipas udhëzimit të mjekut specialist.

Trajtimi me bimë mjekësore:

Përveç bimëve të zakonshme që përdoren përgjithësisht për sëmundjet reumatizmale, në rastin e probleme të gjurit përdoren veçanërisht këto bimë, në formë kompresash, jakísh, ose vaji për masazh:

Lule livando (Përdoret në përgatesë vajore, për fërkim, 3-4 herë në ditë)

Speci djegës (Në formë locioni, i vetëm, dhe në formë xheli ose vaji i kombinuar me bimë të tjera.)

 Vasilikó (Në formë vaji)

    Xhenxhefil   (Në formë vaji)

    Eukaliptus   (Vaj esencial)

    Sherbel  (Vaj)

    Lulebasani   (Vaj)

    Farë sinapi (Në formë jakíe)

 Në përdorim të brendshëm, tinkturë ose infuz, japin ndihmë të mirë këto bimë:

 Kamomili

     Vaji i linit

     Helmarina (belladona)

     Limoni

     Fryti i selinit

     Lëvorja e shelgut të bardhë, etj.

     Nuk duhet lënë pas dore furnizimi i organizmit me sasitë e nevojshme të Vit. C, B dhe kalcium.

Parandalimi

Forcimi i muskulit të këmbës mund të parandalojë dhimbjet e gjurit të shkaktuara nga mbilodhja në punë. Si rrjedhojë, një gju i fortë parandalon dëmtimet e artikulacionit. Ndaj këshillohet që të stërvitet këmba dhe gjuri në mënyrë që muskuli rreth gjurit të rrisë elasticitetin e tij.

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.