Formulari A3, ja kur do të shpallen fituesit e fazës së fundit

Publikuar më: 07/11/2012 10:51

Në universitetet publike kanë mbetur të paplotësuara rreth 1500 kuota. Bëhet fjalë për kuotat e mbetura bosh, pas përfundimit të afatit të aplikimit online të Formularit A3. Emrat e fituesve të fazës së fundit në universitete do të afishohen në ambientet e fakulteteve ditën e enjte, kur fillon edhe regjistrimi në sekretaritë mësimore. Ndërkaq, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nuk do të ketë fazë tjetër të pranimit të maturantëve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe këto kuota, të mbetura të parealizuara, digjen. Kjo ndodh, pasi maturantët janë të interesuar të kandidojnë për disa fakultete më të kërkuara, e kryesisht, në universitetet e Tiranës, si në Ekonomi, Drejtësi, Mjekësi, etj; ndërkohë që për disa profile të veçanta në universitetet e rretheve, interesi është më i ulët. Formularin A3 e kanë plotësuar rreth 5 500 të rinj, nga 7 000 kuota që ishin në total në rreth 200 programe studimi në të gjitha universitetet publike. Sipas MASH-it, një nga arsyet e vendeve vakante në universitete, është regjistrimi i kandidatëve në degë të sistemit part-time, por edhe në universitetet private.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.