Ndihma Ekonomike, zgjerohet skema e përfituesve

Publikuar më: 17/11/2012 13:01

EKSKLUZIVE/ Flet Leonard Strazimiri, drejtori i Drejtorisë së Inspektimit të Pagesave në SHSSH

Kriteret që duhet të përmbushin familjarët për aplikim dhe dokumentet që duhen dorëzuar në njësitë e pushtetit vendor. Numri i përfituesve abuzivë që largohen nga skema

 “Për programin e Ndihmës Ekonomike, për vitin 2012 janë dhënë 4.2 mld lekë ose rreth 90% e nevojave nga buxheti i shtetit. Nga ky program për vitin 2012 përfitojnë rreth 98.800 familje të varfra në qytet dhe në zonat rurale. Ndihma Ekonomike jepet rreth 40% në zonat urbane dhe 60% në zonat rurale”,- shprehen specialistët pranë Shërbimit Social Shtetëror. Në një Prononcim për gazetën “Republika”, drejtori i Drejtorisë së Inspektimit të Pagesave në Cash, pranë SHSSH-së, Leonard Strazimiri thotë: “Për periudhën janar-korrik 2012, në skemën e Ndihmës Ekonomike u trajtuan rreth 98 800 familje, nga të cilat të ndara sipas llojit të ndihmës janë: Në ndihmë të pjesshme janë trajtuar 66 845 familje dhe me ndihmë të plotë 31 967 familje”…

OSMAN DEDJA

Për më tepër lexoni gazetën Republika

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.