Patentat, shumë shpejt aplikimet online

Publikuar më: 19/11/2012 9:38

EKSKLUZIVE/ Flet Arben Pinari, drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor

Leja e drejtimit të mjeteve, masa të forta kundër drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Siguracioni i TPL-së, në varësi të sanksioneve me gjoba

Shumë shpejt, pritet të vihet në zbatim projekti i hartuar nga ana e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor për krijimin e portalit për patentën e shoferit. Ky portal do t’u japë mundësi të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë aplikime online për të pajisur apo rinovuar lejen e drejtimit, në raste kur u ka humbur, vjedhur apo edhe për të aplikuar nga e para. “Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian. Natyrisht, nga ana e nënkontraktorit është punuar së bashku me strukturat tona, në mënyrë të tillë që të kemi një aplikim, i cili është i koordinuar me programet tona kompjuterike që kemi dhe është i përditësuar me to. Deri tani kemi dy procese: një do të jetë aplikim i brendshëm dhe një aplikim i jashtëm…

Edlira MEMA

 Për më tepër lexoni gazetën Republika

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.