Shqipëria në Panairin e Turizmit në Londër, stendë kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë

Publikuar më: 13/11/2012 9:41

Nga datat 5-8 nëntor 2012, në Londër, u zhvillua Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, “World Travel Market 2012”. Në këtë panair, shumë të rëndësishëm, morën pjesë rreth 5 mijë ekspozues nga 189 vende apo rajone të botës. Republika e Shqipërisë, u prezantua nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT).  Duke konsideruar “Ëorld Travel Market”, si një ndër evenimentet më të rëndësishme në industrinë e turizmit botëror, AKT konceptoi stendën e saj të një standardi mikpritës dhe bashkëkohor, në të cilin u pasqyruan vlerat e turizmit të diellit dhe rërës, turizmit malor, por edhe vlerat e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë. Drejtoresha e AKT-së znj. Brikena Arapaj, vlerësoi se “Ëorld Travel Market”, në vetvete përbën një investim të rëndësishëm për promovimin e turizmit shqiptar në botë, dhe se prej tij përfitimet e Shqipërisë me pjesëmarrjen në këtë panair janë vërtetë të mëdha. “Panairi i Turizmit në Londër është një nga më të rëndësishmit në listën e panaireve më të mëdhenj botërorë. Shqipëria, tashmë ka zënë vendin e saj në këtë panair vit pas viti. Panairi ka një pjesëmarrje prej 5 mijë ekspozuesish dhe kjo sigurisht është një derë e mirë dhe e hapur  për ne, për të promovuar vendin jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë. Ky panair ka të veçantat e tij, sepse ashtu si panairet e tjerë të kësaj madhësie, të lejojnë të kesh kontakte me operatorë të dhe homologët tanë nga të gjitha vendet e botës. Sikur ka ndodhur këto ditë të zhvillimit të panairit, ne kemi pasur interesim të madh në stendën tonë, si për turizmin tonë detar, ashtu edhe për turizmin malor dhe atë të trashëgimisë kulturore. Është vënë re veçanërisht interesimi për trashëgiminë kulturore dhe turizmin malor. Shumica e vizitorëve të stendës, si të agjencive, po ashtu, vizitorëve të thjeshtë, e kishin shkelur Shqipërinë dhe kishin parë zhvillim mjaft të madh të pjesë malore dhe turizmit malor. Ne ndamë dhe mendime mjaft dashamirëse sesi të vazhdonim promovimin e kësaj zone, sigurisht, duke mos lëmë mënjanë magjinë e detit që Shqipëria ofron”,- deklaroi drejtoresha e AKT-së, Brikena Arapaj.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.