Treva e Matit, vendi ku lindi shtetari reformator që çimentoi themelet e Pavarësisë së Shqipërisë

Publikuar më: 27/11/2012 10:49

- Mati i ka dhënë kombit shqiptar të dytin shkrimtar të madh të gjuhës së shkruar shqipe, pas Buzukut, Pjetër Budin nga Guri i Bardhë, i cili jetoi në vitet 1566-1622

- Prej Pjetër Budit legjendar, deri në Vitin e Pavarësisë

Nga avokat Dylejman Karaj

Treva e Matit i ka dhënë Kombit Shqiptar te dytin shkrimtar të madh të gjuhës se shkruar shqipe pas Buzukut, Pjetër Budi nga Guri i Bardhe i cili jetoi ne vitet 1566-1622. Budi përveç botimit te tre librave ne gjuhen e bukur shqipe, luftoi për çlirimin kombëtar nga zgjedha Osmane. Dokumentet historike faktojnë se ne Mat, në kishën e Shëntrinisë, afër Stellushit ne fshatin Shlli te Dioqezes se Lisit, u shkrua ne nëntor te vitit 1462, i pari dokument i gjuhës shqipe. Populli i Matit, eshte shquar dhe ne luftërat kundër pushtimit turk. Qe ne epokën e madhe e te lavdishme te Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe me vone, luftëtarët matjane me ne krye Zenel Vaten ne vitet 1842-1845, u ngritën kundër reformave te Tanzimatit. Ndërsa ne vitin 1875, te udhehequr nga Mustafa Koka, luftëtaret matjane sulmuan dhe shkatërruan garnizonin turk në Gjalish të Lisit. Ngjarje të cilën populli e ka përjetësuar në vargje:

Ti mor pashe, qofsh mallku,

Te mbet’ kalaja pa mbaru.

Pa pre Matin me e ba mish,

Ti s’mund te ngresh kala n’Gjalish.

I habitun mbetka Pasha,

Ç’janë k’ta njerëz me tirq te trasha.

Bjen boria, na bjen lodra,

Me mbledh popullin n’ato kodra.

Ne kodër t’Lisit tek xhamia,

Sa ma shpejt t’mblidhet ushtria.

Me t’pa bese duan me na zane,

Rrokin armët, ngrihen n’kambe.

Macukllane e lisdane,

U pri Staf Koka syfilxhanë.

Me cet’ t’ vogël prej malësorëve,

Përzu pashe, përzu taborë.

Ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit me 1878, krahas figurave nga viset e tjera te Shqipërisë u radhiten edhe matjanet si: Ahmet Xhetani, Myrteza Efendiu, Hysen Cela, Riza Pasha, Cen Bajrami etj., të cilët kontribuuan ne luftën për të vënë në jetë programin e Lidhjes per mbrojtjen e tokave shqiptare nga pretendimet shoviniste te shteteve fqinje. Kështu ne ato vite te lavdishme pre mbrojtjen e Plaves dhe te Gucise muaren pjese edhe shume matjane, tete prej te cilëve ranë duke luftuar trimërisht. Vete autoritetet turke te pushtimit duke i raportuar Portes se Larte, pohonin se: “Njerëzit e Matit dhe te Dibres lozin nje rol te madh nder perzimtaret e ketushëm.” Dhe se… “komiteti i Prizrenit ka urdhëruar te mbledhin ne Mat te gjithë meshkujt qe janë të zotë të mbajnë arme.” Nga gjiri i popullit te Matit, doli dhe Rexhep Pashe Mati nga Batra, qe luftoi pa pushim për përmbysjen e regjimit te Sulltan Abdyl Hamitit, për lirinë e Shqipërisë. Ishte shok dhe bashkëpunëtor i ngushte i Ismail Qermalit, Isa Boletinit, Ded Gjo Lulit, etj. Sikurse theksonte Ismail Qemali – “kishte kurajë të denje për një shqiptar dhe njihej për patriotizmin e tij te larte.”

Prej Matje e ka origjinën e vet edhe Dr.Ibrahim Temo, nje figure ndërballkanike qe luftoi per çlirimin kombëtar. Në vitet e kryengritjeve te mëdha të dhjetëvjeçarit te pare te shekullit te XX-te, kundër robërisë turke, Mati dha kontributin e vet te cmueshem. Për një rezistence te organizuar kunder pushtueseve turq, burrat luftëtare te Matit u mblodhen ne nje kuvend madhështor ne fushe te Sucit, tek lisi i Patllit dhe krijuan nje komision te përbërë nga njerëzit me te mire dhe me trima dhe qe mori emrin “Komisioni i te 40-ëve”, i cili formuloi dhe paraqiti nje varg kërkesash te rëndësishme. “Komisioni i te 40-ëve” i Sucit, deri ne shpalljen e Pavarësisë dhe stabilizimin e gjendjes ne Shqipëri, luajti rolin e nje pushteti krahinor si dhe nxori nga gjiri i vet nje kryesi me 9 veta me ne krye Dalip Hysenin qe kreu funksionet e nje administrate lokale te pushtetit dhe pati per seli nje kulle ne fshatin Rripe te komunes se Gurres. Me vone qendra e tij kaloi ne Gurre te Vogel dhe mori emrin “Komisioni i Gurres”. Ne shtator te po atij viti nje kompani me ushtare turq shkuan ne Gurre per te shkaterruar komisionin, por ndeshen ne zjarrin e cetes se Gurres nen komanden e Emin Celamit, e cila i detyroi te terhiqeshin e te ktheheshin duke lene kater te vrare. Komisioni i Gurres, krijoi lidhje me levizjet kryengritese te Dibres dhe te Krujes si dhe me komitetin e fshehte te Manastirit. Nga Manastiri u dergua Dervish Hima per krijimin e cetave dhe pergatitjen e kryengritjes. Matjane e Dibrane, ne pranveren e vitit 1912 i priten me pushke dhe u shkaktuan deme te medha ushtrive turke ne Kulmin e Dervenit duke i detyruar te tërhiqeshin. Po keshtu ne vjeshten e vitit 1912 kur ushtritë serbe kishin pushtuar Kosoven, Dibren dhe nëpërmjet Mirdites dolen ne Lure duke zene vijen pergjate malit te Dejes dhe te Balgjajt, me mijëra matjane dhe martaneshas u ngritën ne këmbë dhe jo vetem qe nuk lejuan pushtimin e Matit nga ushtria serbe, por shume prej tyre u nisen ne drejtim te Lezhes dhe te Shkodres per te larguar ushtritë malazeze qe kishin pushtuar keto krahina. Nje nder betejat me te degjuara qe u zhvillua ne dimrin e vitit 1913 eshte ajo ne shkallen e Desheve qe udhëhiqej nga Ahmet Koka e te tjere. Ne kete beteje, matjanet pasi iu mbaruan fisheket, duke vazhduar traditen e lufterave legjendare te Skenderbeut i shuan ushtrite serbe, duke iu leshuar trina me gure qe nga lartesite e shkembinjve. Armiku pati qindra te vrare, te plagosur dhe te zene rob. Kjo ngjarje pati jehone te madhe edhe ne viset e tjera te Shqiperise si dhe jashte saj. Karakterin luftarak te matjaneve e verteton edhe fakti qe ne treven e Matit, ne Gure te Bardhe, ne Dars etj., ne shekullin XIX ishte mjaft e zhvilluar industria e prodhimit te barutit, qe plotesonte jo vetem nevojat e krahines, por edhe eksportohej ne krahinat e tjera te Shqipërisë deri ne Janine ne kohen e Ali Pashe Tepelenes. Ne luften e pare boterore, gjithashtu, matjanet u shquan ne luftërat kunder pushtuesve te huaj. Ne tetorin e vitit 1918, luftetaret majtjane me Lik Karicen ne krye, gozhduan nje batalion ushtaresh pushtues qe ishin mbyllur ne nje kulle ne fshatin Pleshe duke u shkaktuar 60 te vrare, 16 te plagosur dhe shume deme materiale. Edhe me vone matjanet i priten me arme ushtritë serbe duke i ndalur në vijën: Kaptina e Martaneshit-Qafe-Buall -Balgjaj-Vigj-Macukull-Selishte-Qafe-Lure-Qafe-Shtame-Derven. Populli i Matit protestoi fuqishëm edhe kundër pretendimeve te shovinisteve serbo-greke mbi kufijtë e Shqiperise. Ne letren qe iu dergua Presidentit te SHBA-ve, nga Kuvendi i Popullit, i mbledhur me 18 mars 1920 nder te tjera thuhej: “…populli i ketyre rretheve, ka ba nje mbledhje e tuj betue, jane bastue, me mos i lane nen zgjedhe te te huajeve, tokat shqiptare para se me dek’ ky popull me arme ne dore. Populli asht’ ba gati me vdek per te drejtat e veta e sidomos per kufijet e vjetit 1913. ”Duke folur per kontributin e matjaneve ne levizjet kombëtare, per virtytet e larta te tyre, ideologu i Rilindjes sone Kombetare Sami Frasheri ka vene ne dukje se: “… Matjanet jane te njohur pe trimerine, guximin dhe besnikërinë e tyre.” Pergjate gjysmes se pare te shekullit XX, matjanet nuk mbeten pas edhe ne përpjekjet per arsim e kulture. Një numër i konsiderueshëm djem te Matit shkuan dhe ndoqën shkollat e larta ne shtete te tjera si ne Stamboll, Vjene, Selanik etj dhe pas shkollimit u kthyen ne vendlindje. Duke vlerësuar nevojën e ngritjes arsimore dhe kulturore te popullit, propaganduan nevojen e çeljes se shkollave ne gjuhen amtare, te mesimit te gjuhes shqipe. Ne krahinen e Matit gjate ketyre viteve jane sjelle e shpendare shume abetare te gjuhes se bukur shqipe. Por perpjekjet per shkollat shqipe u shtuan me teper sidomos ne fillim te vitit 1902. Ne prill te ketij viti, perfaqesues nga Dibera, Mati, Shkodra, Elbasani e Tirana bene nje mbledhje ne Martanesh, ku ne rend te dites qëndronte çështja kombetare e sidomos celja e shkollave ne gjuhen shqipe, qe ishte ne kete kohe nje nga problemet me te mprehta te ceshtjes kombëtare. Ne vendimet qe u moren per kete ceshtje u vendos qe midis 7 shkollave qe do te hapeshin te kishte dhe ne Dibër, ne Mat, nje ne Martanesh. Mësonjtorja e pare shqipe u hap ne Martanesh ne vitin 1909 me 20 nxënës me mësues patriotin Hasan Haxhollin. Disa vite me vone, me 1912, u hap edhe shkolla shqipe e Lisit me mësues patriotin Abdurrahman Permeti. Përpjekje për shkolla shqipe u bene edhe ne Gurre, Komsi etj. Kurse ne Burgajet jepte mesim shqip fshehurazi Shaban Stafasani. Per hapjen e shkollave shqipe ne Mat, përpjekje bene edhe patriotet jashtë Atdheut. Kështu atdhetari i njohur Rexhep Pashe Mati ne nje leter qe i dergonte me 1907 Jakup Metres, nder te tjera i shkruante se i ishte mirenjohes per perpjekjet e tij ne drejtim te ceshtjes kombetare dhe vazhdonte…” Atdheu yne eshte nje burim plot xhevahire, por ai nuk perparon se i mungojne shkollat dhe universitetet, per ta zhveshur prej rane ate xhevahir.” Dhe nuk kaloi shume kohe, kur Rexhep Pashe Mati, dergoi ne Mat, me ane te sekretarit te tij, një letër për parinë ku u sugjeronte te hapnin shkolla shqipe duke u premtuar njëkohësisht edhe ndihma ne te holla.

Kjo dëshirë e zjarrte e ketij patrioti gjeti përkrahjen e plote te Xhemal Pashe Zogollit. Nen ndikimin e kësaj familje te shquar matjane shume shpejt u hapen 6-7 shkollat e para shqipe. Populli i krahinës se Matit, mori pjese aktive ne ngjarjet politike qe u zhvilluan gjate viteve 1920-1924. Rreshtimi politik qe u formua ne këtë periudhe u pasqyrua edhe këtu në krahinën e Matit.

Krahina e Matit ne vitet 1912-1939

Ne vitet 1912-1939 ne rrethin e Matit numëroheshin rreth 6000 ekonomi fshatare e qytetare me afro 37.000 banore te shpërndara ne 80 fshatra te krahinës dhe ne qytetin e Burrelit. Ne ato vite kishte 4000 hektarë toke te punueshme qe i binte mesatarisht nga 6.5 dynym per fryme. Duke qene nje zone me kushte shume te mira per zhvillimin e blegtorisë ne fundin e viteve 30, krahina numëronte afro 100.000 krerë dhen e dhi, mesatarisht nga 15 krerë për çdo familje, 11.000 krere gjedhe qe ishin baraz me 1.6 krerë per ekonomi, kurse kafshe ngarkese kishte 1750 syresh. (Per paradoks ne fund te sistemit komunist me1990, Mati kishte vetem 900 krerë te imta dhe 100 gjedhe te cilat krijonin te ashtuquajturat tufëzat e socializmit enverian). Ndërsa ne fund te viteve 30, ne krahinen e Matit kishte me shume se 40.000 rrenje hardhi ne prodhim, mbi 90.000 rrënjë peme frutore ne prodhim, si arra, molle, kumbulla, qershi, dardha, mana, geshtenja etj, etj, .Ne vitet e begata te Mbreterise se Mbretit Zog, ne krahinen e Matit ishin mbjelle me drithëra buke rreth 32.3 ha, me perime 31.8 ha, me duhan 52.3 ha etj. Te gjitha keto pasuri te marra se bashku kishin krijuar, nder familjet e Matit ne ato vite, kushte shume te mira jetese, me përjashtime te rralla. Pronesia mbi token ishte bazuar mbi aftesite dhe mundësitë e çdo familjeje dhe e trashëguar nga njeri brez tek tjetri ne menyre te lire dhe te drejte. Ajo punohej dhe gezohej prej te zotëve te saj pa shtypje dhe dhune shtetërore. Kryqi i Kuq, një institucion i rëndësishëm bamiresie, ne krye te te cilit qëndronte nje nga motrat e Mbretit Zog, Princesha Sanije, zoteronte gjithashtu 277 hektare toke te punueshme. Nga ky fond toke i Kryqit te Kuq, përfitonin pa shpërblim drithëra buke dhe prodhime te tjera bujqësore e blegtorale mbi 33 familje te varfra ne te gjithë krahinën. Familjet e medha dhe patriotike te Matit si: Zogollet, Abdurrahman Krosi ne Burgajet, Isuf Selmani ne Derjan, Kadiu e Myrtja ne Lis, Allamanet e Sata ne Kurdari, Cela ne Patin, Valteret e Vinjollit, Metrat ne German, Cen Doda e Skenderi ne Klos, Kola ne Macukull, Shahini ne Bejne, Collaku ne Fullqet, Kadiu, Likursi, Karaj dhe Lezi ne Gurre, Dervishët ne Gjon, Canet ne Lene, Fejzat ne Val te Martaneshit etj, etj. Keta familje zotëronin prona te patundshme kryesisht toka bujqësore, kullota dhe pyje si dhe mbarështonin bagëti të imta dhen e dhi, gjedhe, kafshe ngarkese etj. Ne pronat e këtyre familjeve ishin punësuar me dhjetëra bujq, te cilët paguheshin kënaqshëm sipas ligjeve te kohës.

Ne fushen e tregetise dominonin tregtaret e vegjel, te mesem dhe te medhenj. Nder tregtaret e medhenj, me emer te mire per ndershmeri e korrektesi, permenden krutanet Ferra dhe Roshi te cilet kishin marre persiper furnizimin e qytetit, te fshaterave te krahinës, te shkollave, xhandarmërisë, te burgut etj. Ata zotëronin edhe shërbimin interurban Burrel-Tirane dhe anasjelltas. Furnizonin gjithashtu dyqanet e vogla te fshatrave me artikuj te ndryshem te cilët për kohen ishin cilesore dhe me cmimet te arsyeshme dhe te përballueshme per te gjithe. Familjet fshatare te Matit ne vitet 1912-1939 jo vetem qe punonin te lire tokat e tyre me mjetet e kohes, prodhonin drithëra buke, bulmet, fruta e perime, por pagunin edhe taksat ne menyre periodike dhe me nje korrektese te admirueshme. Ne vitet e Mbretit Zog ne krahinen e Matit u hapen rruge te reja, kanale vaditese, u ndertuan objekte ushtarake etj. Natyrisht ne disa zona te thella, si ne ato te Bazit, Perlatit, Selites etj, kishte edhe mjaft varferi, skamje e mjerim. Kushtet e keqija ekonomike dhe te mungeses se zhvillimit ne teresi kishin favorizuar përhapjen e shume sëmundjeve ngjitëse kronike si te zgjebes, sifilizit si ne Perlat, German, Frankth, te sëmundjes se malarjes ne Prosek, Perlat e Kokerdhok te Bazit, te tuberkulozit ne Bushkash etj. Keto semundje kishin shtuar vdekshmerine tek femijet dhe te rriturit ende pa kaluar 50-60 vjetet. Ne periudhen e viteve 20-30 e gjithe krahina kishte nje mjek dhe dy ambulanca, qe sherbenin me profesionalizem dhe përkushtim. Zhvillimi i bujqesise behej me mjete tradicionale. Pyjet dhe kullotat ruheshin dhe shfrytëzoheshin me kriter dhe me shume kujdes pasi ato konsideroheshin si resurse te rëndësishme per mjedisin dhe per ekonominë per te gjitha breznitë njerzore. Ligjet per mbrojtjen e ketyre resurseve natyrore ishin te qarta, te rrepta dhe te zbatueshme. Industria e atyre viteve ishte e paket dhe përfaqësohej vetem nga disa sharra uji per prerjen e lendes drusore, si ne Masdeje, Balgjaj, Martanesh etj. Kishte 126 mullinj me uje, kovace, nallbanë, samarxhinj, profesioniste te lire si muratore, marangozë, rrobaqepës etj. Ne te gjithe krahinen kishte 12 shkolla me 712 nxenes, kishte 122 xhami, kisha ne cdo fshat te banuar nga komunitetet katolike, dy teqe etj. Nder veperat e tjera te medha te ndertuar nga qeveria e Mbretit Zog ne krahinen e Matit ishin edhe Sarajet ne Burgajet, vilat e pushimit dhe spitali per sëmundjet pulmonare ne Qafe-Shtame, ndertimi i nënprefekturës dhe ndërtesa te tjera administrative ne qytetin e bukur te Burrelit. U ndërtua ujesjellesi i Shenmerise rreth 7.5 km i gjate dhe me nje kosto prej 88.700 franga ari, projektimi i nje kanali vadites nga Klosi ne Burgajet, ndertimi i objekteve te kultit ne Burrel, ndertim i burgut, si dhe shkolla per xhandarmerinë. Ne vitet 30 nje ure e rëndësishme u ndertua mbi lumin e Matit me asistencën e shtetit italian, e cila lidhte qytetin e Burrelit me Sarajet e Burgajetit, pazarin e Lisit, me katundet e anes Veri-Lindore te krahines, pazarin e Klosit me te gjithe fshatrat dhe me tutje me Dibren, nepermjet Qafe-Murres etj. Keto vepra te ndertuara ne kohen e lavdishme te Mbretërisë Shqiptare i qenderojne per mrekulli kohës edhe ne ditet e sotme duke i sherbyer komuniteteve perktatese, jo vetem ne Mat, por ne te gjithe Shqiperine. Mati qe deri ne vitin 1922, kishte per qender te nenprefektures Lisin kishte nen juridiksionin e vet, krahinen e Klosit, te Xibrit, te Rranxes, Bazit, Perlatit, te Qendres, Derjanit, Selites, Muhres, Lures e Kater Grykeve. Me vone qender e krahines u be Burreli, i cili zhvillimin si një qendër e rendesishme urbane e nisi ne vitet 30-34. Ndërsa ne shkurtin e vitit 1939 qyteti i Burrelit mori drite elektrike nga një termocentral i ndërtuar veçanërisht për këtë qëllim. Qeveria e Mbretit Zog e konceptoi projektimin dhe ndërtimin e qytetit si një qendër me vlera historike e turistike, për shkak te vendndodhjes perballe Sarajave te Naltmandhnisë në Burgajet, vendi ku lindi dhe u rrit, shtetari reformator qe cimentoi themelet e Pavaresise se Shqiperise, ndertoi shtetin ligjor, projektoi akset kryesore te zhvillimit modern te Shqiperise. Mbreti Zog, krahas gardes aktive me Hysen Selmanin komandant, kolonel Allaman Cupi, major Murat Basha si dhe dhjetera oficere te tjerë krijoi edhe nje garde rezerve duke thirrur nen arme njerëz te zgjedhur kryesisht nga familjet me vlera te spikatura patriotike dhe me kontribute ne betejat per pavarësinë e Shqipërisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Keta burra te forte e te mençur, te zgjedhur vecmas nga “dera e mire” i shërbenin me besnikëri Mbretit dhe Ligjit. Te tille ishin Dyle Sal Ceni, Isuf Selmani, Bilal Kola, Sul Kurti, Rahman Hysa, Rustem e Haxhi Kurti, Abaz Kadiu, Sali Karaj etj. Ne pragun e luftes se dyte boterore, krahina e Matit trashegoi tradita te pasura nga levizjet kombetare kundur pushtueseve te huaj per clirimin kombetar, ruajtjen e teresise tokesore te vendit. Populli i Matit, ashtu si te gjithë bashkëkombësit e tjere, ka luftuar me heroizëm ne te gjitha koherat per te mbrojtur trojet amtare. Trashëgimia e pasur qe kishte krahina e Matit ne lufterat shekullore per liri, pavarësi e përparim shoqëror, ashtu si gjithe popullit shqiptar, ndikoi ne menyre te ndieshme ne brezin e ri qe u rrit gjate viteve 20-30-te, te shekullit te XX-te. Kryesisht nga familjet e tyre. Odat e burrave ishin kuvendet e para ku te rinjet sidomos djemtë merrnin mesime per Atdheun, per historinë, per trimat dhe luftërat e tyre, per familjet e medha dhe patriotike. Po ashtu dhe nga ambienti shoqeror i kohes, te rinjte e ketyre viteve u edukuan me ndenjat e dashurisë per atdheun, për lirinë dhe me urrejtjen kundër pushtueseve te huaj.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.