Sëmundjet që mund të shërohen duke marrë “ilaçet nga kosherja e bletës”

Publikuar më: 27/12/2012 9:52

Apiterapia është mënyrë natyrore e shërimit, nëpërmjet së cilës, veç e veç dhe në kombinime të ndryshme, shfrytëzohet prodhimi i bletëve, të cilat janë thesar i vërtetë i materieve shëruese.

Apiterapia mund të definohet si mënyrë natyrore e shërimit, në të cilën shfrytëzohen veç e veç dhe në kombinime të ndryshme prodhimet bletare. Ato, para së gjithash, janë mjalti, pluhuri i luleve apo tufku i luleve, rrëshira e bletëve dhe dylli apo propolisi, amëza qumështore, helmi i bletës dhe dylli.

Prodhimet e bletëve janë një thesar i vërtetë i materieve shëruese, nga të cilat më të rëndësishme janë ato me cilësi antibiotike. Përmbajnë edhe vitamina, aminothartina esenciale dhe minerale, përkatësisht fermente dhe materie të pazëvendësueshme aktive, të cilat u japin cilësi të posaçme shëruese.

Mjalti

 

Mjalti i krijuar nga nektari, të cilin bletët me përkushtim e mbledhin dhe deponojnë në koshere, shërben si ushqim për bletët. Bletarët mbledhin “tepricën” dhe e shesin. Ka cilësi antibakteriale, ndërkaq shfrytëzohet edhe për shërimin e plagëve dhe plagëve të shkaktuara nga djegiet, si edhe për të mbajtur pastërtinë plagës dhe përshpejtimin e shërimit. Forcon qëndrueshmërinë e organizmit, ndihmon në shërimin e hepatitit dhe në zbutjen e problemeve me lëkurën.

 

Amza qumështore

Bletët amzën qumështore e prodhojnë për ushqimin “e fëmijëve” të vet që jetojnë në koloni. Bleta mbretëreshë me to ushqehet tërë kohën e periudhës së larvave, ndërkaq, bletët punëtore vetëm tri ditët e para. Amza qumështore prodhon bletë punëtore në gjëndra të posaçme. Shfrytëzohen në kozmetikë, gjenden në kapsula dhe shërben për ngritjen e qëndrueshmërisë së organizmit, ndërkaq shpesh flitet edhe për bamirësinë e saj në luftë kundër plakjes.

Pluhuri i luleve apo tufku – vitaminat dhe albuminat

 

Bletët mbledhin pluhurin e luleve nga lulet dhe e shfrytëzojnë si albumine për ushqim. Bletari mund të mbledhë pluhurin, i cili pastrohet dhe thahet apo ngrihet para se t’u shtohet ilaçeve natyrore apo para se të shfrytëzohet si shtesë në ushqim. Pluhuri i luleve përmban vitaminën B12, por edhe vitamina të tjera. Mirëpo, dobia e suksesit të përdorimit të rregullt të pluhurit të luleve më siguri është e lidhur me albuminat, vitaminat, aminothartinat dhe me përbërës të tjerë të dobishëm, që shërbejnë si katalizatorë në organizëm. Mirëpo, meqë një numër i madh i njerëzve është alergjik ndaj pluhurit të luleve, rekomandohet “testimi’ me një sasi të vogël preparatit të përgatitur para se të merret cilado qoftë prodhim që përmban pluhur lulesh. Pluhuri i luleve rregullon tretjen, ndërkaq vepron pozitivisht edhe në bronke.

Në disa shtete pluhuri i luleve shfrytëzohet për hiposensibilizim, domethënë për shërimin e alergjisë nëpërmjet futjes graduale të sasisë gjithnjë e më të madhe të alergjenit të caktuar.

 

Propolisi – për kremra dhe forcim të organizmit

Bletët e mbledhin në rrethinë dhe e shfrytëzojnë për “ndryshimin” brendësisë së kosheres, pastaj të hojes së “tapetave” antiseptike. Shfrytëzohet në tinktura, kremra, kozmetikë, tableta dhe kapsula, dhe është antibiotiku më i mirë natyror dhe ka veti antialergjike dhe analgjetike. Shumica e marrin për të ndihmuar forcimin e organizmit.

Dylli – mbrojtje e lëkurës

Është tajitje e bletës punëtore nga gjëndrat e posaçme. Është i përbërë nga mjalti të cilin bletët e kanë ngrënë. Për të prodhuar një gjysmë kilogrami dyllë, nevojiten midis një dhe dy kilogramë mjaltë. Shfrytëzohet në formë kremrash për fytyrë dhe duar dhe mjete për kurimin e buzëve.

Helmi i bletës – kujdes për shkak të alergjisë

Ky prodhim “i therjes” bletët, ndaj të cilave disa njerëz janë shumë alergjikë, mund të shkaktojë një varg reaksionesh, mirëpo në qoftë se nuk shkakton alergji, fjala është për reaksionin e lokalizuar me skuqje dhe ënjtje rreth vendit të therjes. Reaksioni serioz mund të jetë ënjtja e gjymtyrëve jo larg vendit të therjes, mirëpo edhe shoku anafilaktik, i cili kërkon ndihmë profesionale, sepse në qoftë se nuk reagohet me kohë mund të jetë fatal. Helmi i bletës shfrytëzohet edhe për shërimin e sëmundjeve reumatike, shërimin e artritisit dhe multiplesklerozës, edhe pse shumica e konsideron të paefektshëm, ndërkaq edhe dëshmitë shkencore janë të pakta. Për çdo rast, për një terapi të tillë duhet kërkuar këshillë nga mjeku.

Me apiterapi arrihen rezultate të mira në preventimin e shumë vështirësive, si edhe në terapitë jospecifike për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm dhe të kondicionit psikofizik, gjë që ka rëndësi për forcimin e organizmit.

 

Shërimi edhe i trupit, edhe i shpirtit

Preparatet e mjaltit janë dëshmuar të mrekullueshme me rastin e sanimit të astmës bronkiale, laringitisit kronik, infektimeve të traktit të frymëmarrjes, kollës, llojeve të ndryshme të alergjive, kolitisit ulceroz, pengesave në organet e tretjes, të të thatit në zorrën dymbëdhjetëgishtore, sëmundjet e lugthit, të zorrëve, pastaj dekubitusi (plagët e shkaktuara nga qëndrimi në pozitë të shtrirë një kohë të gjatë).

Preparatet e mjaltit mund të shfrytëzohen edhe si preventivë, për ngritjen e nivelit të qëndrueshmërisë së organizmit, i cili shfrytëzohet në trajtimin e sëmundjeve kronike (p.sh. astma), pastaj edhe në pengimin e sëmundjeve të ndryshme.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.