Sëmundjet që prekin traktin e sipërm respirator dhe trajtimi i tyre

Publikuar më: 18/12/2012 10:38

Sëmundjet që prekin traktin e sipërm respirator manifestohen me tharje e djegie të fytit e grykës, teshtitje, lodhje, dobësi, kollë të thatë, rritje të lehta të temperaturës, dhembje koke dhe rrjedhje të hundëve ujore.

Rrufa

Rrufa stinore shkaktohet tek të rriturit më shpesh nga rhinoviruset, kurse te fëmijët nga viruset respiratorë sincicial, parainfluencial, adenoviruset dhe koronaviruset. Bartja e infeksionit bëhet me rrugë aerogjene në kontakte të afërta me të infektuarin. Shfaqet në formë të epidemive, prekë më shpesh fëmijët shkollor.

Periudha e inkubacionit është 1-2 ditë. Manifestohet me tharje e djegie të fytit e grykës, teshtitje, lodhje, dobësi, kollë të thatë, rritje të lehta të temperaturës, dhembje koke dhe rrjedhje të hundëve ujore. Sëmundja zgjat deri në 7 ditë dhe zakonisht vetëshërohet. Prania e shenjave klinike mbi 10 ditë tregon për infeksione dytësore me baktere.

Te fëmijët nuk janë të rralla ndërlikimet në formë të otiteve apo sinusiteve. Mjekimi është simptomatik, konsiston në dhënien e antipiretikëve (aspirina dhe ibuprufena për të rritur, acetaminopheni për fëmijët), pikave për hundë, inhalime me avujt e ujit të nxehtë, dhënien e vitaminës C. Antibiotikët nuk janë të rekomanduar në rastet pa ndërlikime.

Ftohja

E ftohura e zakonshme shkaktohet nga infeksioni me një nga llojet e Rhinoviruseve. Shpërhapja bëhet nëpërmjet spërklave të ajrit dhe kontakti i afërt me personat e prekur. Pas një periudhe inkubacioni prej 12 orësh deri në 5 ditë simptomat kryesore janë: dobësi, temperaturë e lehtë, acarim fyti dhe rrjedhje e ujshme nga hundët e cila bëhet mukopurulente pas pak ditësh. Trajtimi është zakonisht simptomatik.

Sinuziti

Sinusitis është infeksion i një prej sinuseve paranazale (maksilare, frontale ose etmoidale) dhe mund të komplikojë një rinit alergjik ose një infeksion të traktit të sipërm respirator (të shkaktuar nga edema e mukozës ose bllokimi i një ostiumi). Infeksionet akute shkaktohen zakonisht nga Pneumokoku ose Haemophilus influenzae. Simptomat janë dhimbje kokë në pjesën ballore (frontale), në fytyrë, rrjedhje hundësh. Diagnoza është klinike dhe trajtimi është simptomatik me antibiotike dhe dekongjestionante nazale. Komplikacione të rralla janë abceset lokale dhe cerebrale (tek të rriturit).

Rhinitis

Simptomat e rinitit janë teshtima, rrjedhje hundësh e ujshme dhe bllokim nazal. Mund të ndodhë gjatë gjithë vitit dhe mund të jetë alergjik, (alergenet). Janë të ngjashme me ato të astmës ose jo-alergjik. Riniti sezonal alergjik ndodh gjatë muajve të verës dhe në dimër, shkaktohet nga alergjia ndaj barit dhe poleneve të luleve dhe nga një varitet i sporeve të mykeve (si Aspergillus fumigatus), i cili rritet në bimët e kultivuara. Diagnoza është klinike. Testet Skin-prick dhe matja e antitrupave IgE specifike në serum me një anamnezë të detajuar klinike do të identifikojë antigenin shkaktar. Trajtimi përfshin mënjanimin e alergenëve dhe antihistaminiket topike (lokale), dekongjestionantet dhe steroidet.

Faringiti akut

Viruset, veçanërisht një nga grupi i Adenoviruseve, janë shkaktarët më të shpeshtë të faringitit akut. Simptomat janë acarim i fytit dhe temperaturë, të cilat janë të kalueshme dhe kërkojnë vetëm trajtim specifik. Faringiti i rëndë dhe përsistent mund të jetë nga infeksion bakterial, me shpesh invadues sekondare si Pneumokoku, Haemophilus influenzae dhe Staphylocoçus aureus. Kjo kërkon trajtim të duhur me antibiotikë.

Është zakonisht rezultat i një infeksioni me një nga viruset e para influenzës ose të fruthit. Simptomat janë më të rënda në fëmijën nën tre vjeç. Edema inflamatore që përfshin laringun shkakton një zë të ngjirur, kollë me zhurmë dhe stridor. Trakeiti jep një dhimbje gjoksi djegëse. Trajtimi është me oksigjen dhe inhalacion me avull, në raste të rënda edhe trakeostomi nevojitet.

Gripi

Virusi i gripit i përket grupit të orthomyxoviruseve dhe ekziston në dy forma kryesore – A dhe B. Sipërfaqja e virusit mbulohet me hemaglutininen H dhe një enzyme, Neuraminidase N, të cilat janë të rëndësishme për ngjitjen në epitelin respirator të bujtësit. Imuniteti njerëzor zhvillon Antitrupa ndaj tyre. Influenza A ka aftësinë ti nënshtrohet “shifteve” antigjenike dhe ndryshime të mëdha në antigjenet H dhe N që shoqërohen me infeksione pandemike, të cilat mund të shkaktojnë miliona të vdekur në mbarë botën. Ndryshimet më të vogla antigjenike “drifts” shoqërohen me epidemi me pak të rënda.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.