Aksident në Korçë, plagosen 2 persona

Publikuar më: 11/01/2013 9:29

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Sipas të dhënave paraprake mësohet se një motorr me të cilin udhëtonin 2 persona, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur shtetasit me inicialet D. Z dhe A. Z. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Pogradecit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.