Nxitje punësimi edhe për Personat me Aftësi të Kufizuar

Publikuar më: 12/01/2013 10:00

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, u kërkon institucioneve të punësojnë personat me aftësi të kufizuara. Ai thotë se ligji për nxitjen e punësimit detyron të gjitha institucionet publike dhe private, që një i punësuar në 25 të jetë nga radhët e personave me aftësi të kufizuara. “Garantoj që Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do të jetë e gatshme dhe do të mbështesë jo vetëm nisma të tilla. Është një eksperiencë që për Ministrinë e Punës tashmë është e konsoliduar, zonja Anisa Proda një vajzë e verbër drejton një sekretariat teknik për Personat me aftësi të kufizuar”,- tha Spiro Ksera, ministër i PCSSHB-së.

“Ju të nderuar vendimmarrës, qofshi nga institucionet publike apo nga sektori privat, mund të ndihmoni që unë dhe të gjithë personat PAK të mund të ndërtojmë CV të shkëlqyera për të na dhënë një shans për të prodhuar, që diplomat e tyre të mos shpërfillen që vitet e tyre ti çmoni dhe të gjitha investimet që ata kanë bërë të vlerësohen”,- tha Anisa Proda, nga Sekretariati teknik i PAK, MPCSSHB. Ksera ka përshëndetur dhe iniciativën e Avokatit të Popullit që propozon të punësojë komisionerin me aftësi të kufizuara. Ai kërkoi edhe nga deputetët që të mbështesin në Parlament këtë kërkesë.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.