Barnat e rimbursueshme, lista e re

Publikuar më: 28/02/2013 10:52

EKSKLUZIVE/ Publikohet tabela e plotë e barnave për çdo kategori

Lista e plotë e ilaçeve që janë përfshirë në skemën e rimbursimit. Personat që përfitojnë rimbursim në masën 50 dhe 100 për qind 

Publikohet lista e plotë e barnave të rimbursueshme për të sëmurët. Kështu, kjo listë është ndërtuar mbi parimin e listave thelbësore të barnave dhe hartohet nga Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave që Rimbursohen pranë Ministrisë së Shëndetësisë. “Lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2013 është pasuruar me 19 barna të reja, ku përfshihen 13 formë-doza të reja të barnave të listës, si dhe 6 principe aktive të reja, që trajtojnë sëmundje pak të mbuluara më parë, si barna reumatizmalë, për të sëmurët me kancer, barna neurologjike etj. 19 barnat e reja të përfshira në listën e rimbursimit do të përdoren  për trajtimin e leucemisë, diabetit, reumatizmës, insuficencës renale, epilepsisë rezistente ndaj mjekimeve të tjera, mungesës së hekurit te fëmijët, për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare etj., duke e çuar në 426 numrin e barnave të listës së rimbursueshme për vitin 2013. Fondi që do të përdoret nga ISKSH-ja për rimbursimin e barnave këtë vit pritet të shkojë në 8.4 miliardë lekë (të reja), pra rreth 500 milion lek më shumë se një vit më pare”, – thonë specialistët e ISKSH-së…

OSMAN DEDJA

Për më tepër lexoni gazetën Republika

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.