Disa të vërteta mbi frutat, në ç’masë duhet t’i përdorni

Publikuar më: 14/02/2013 10:27

Janë protagoniste ne darka, dhe ne dieta sportive, janë mbretëreshat e ushqimeve te ndikuara për te qëndruar ne forme. Frutat, te çfarëdo tipi qofshin, janë gjithmonë te njohura për te mirat shëndetësore. Për këtë arsye, kur dëgjojmë te flitet për vlerat dhe te mirat e tyre, mendojmë se dimë çdo gjë. Por nuk është kështu. Janë te shumte mitet false qe rëndojnë te ushqimi me i njohur. Ja disa nocione qe mund ju kenë kaluar. Sepse jo çdo gjë qe mund te thuhet për frutat është e vërtet. Frutat nuk te shëndoshin dhe mund te konsumojmë sa te duan. Nuk është e vërtet. Është e vërtet qe frutat përmbajnë pak kalori, ne krahasim me ushqimet e tjera, por nuk janë “imune”, ndaj kalorive. Në fakt, flitet për një sasi mesatare kalorish prej 30-40 kalori për 100 gram. Por shpesh, sidomos ne stinën e verës apo gjate një regjimi dietik, kthehemi nga frutat, duke konsumuar sasi te konsiderueshme, te cilat nëse nuk janë te kontrollueshme, mund të sjellin shume kalori. Kështu që bëni kujdes. Frutat te shëndoshin pas vaktit. False. Frutat përmbajnë te njëjtat kalori ne çdo lloj momenti te ditës qe ato konsumohen. Ti konsumoni pas vaktit nuk mund te shtojnë rrezikun për tu shëndoshur por rëndojnë kolitin dhe fryrjen. Te konsumosh fruta pas vaktit mund tu sjelle shqetësime te tjera por jo akumulimin e yndyrës prej tyre. Te pini një lëng frutash është e barabarte me konsumin e një fruti. Falso. Lëngjet e frutave ne treg kane kaluar përmes një procesi pasterizimi, aktivitet qe shpesh redukton sasinë e vitaminave prezentë ne ushqime. Kështu qe qëndron e ndjeshme diferenca mes frutave dhe lëngjeve te frutave. Ananasi te dobëson. False. Ananasi është diuretik dhe ndihmon te ndaje proteinat fal bromelines (ekstrakt që gjendet tek ananasi). Ndihmon tretjen por nuk ul yndyrat e akumuluara ne trup. Banania është fruti me energjik. E vërtet. Banania është ne listën e frutave me shume kalori. 64 kalori për çdo gram. Ajo qe e  bën këtë frutë unik  janë vitaminat dhe mineralet. False. Ka element te rëndësishëm, por nuk janë të vetmit. Së fundi, janë vënë në dukje substanca te tjera qe gjenden tek frutat dhe quhen fito ushqyes. Si karotenoidet, që gjenden në frutat me ngjyrë të kuqe, portokalli dhe te verdhe, te cilët kane një aksion antioksidues dhe mbrojtës për qelizat. Flavonoidet, te cilët gjenden tek mollët, agrumet, rrushi reduktojnë aksionin e dëmshëm te substancave kancerogjene dhe mbajnë te paprekur kolagjenin. Frutat duhet te konsumohen me lëkure sepse është pjesa me ushqyese. False. Edhe këtu jemi përball një gabimi shume te përhapur. Principet ushqyese me te rëndësishme gjenden tek tuli i frutave. Lëkura përmban fibra, sidoqoftë shume te nevojshme ne punën e tretjes. Por ajo është një “viktimë” e pesticideve. Kështu qe bëni kujdes kur i lani ato, dhe mundësisht zgjidhni ato bio. Pasi te keni lexuar këtë artikull do te jeni me te vetëdijshëm, mund te jete një ndihme te mbani ne konsiderate këto te vërteta mbi frutat.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.