Fondet Publike, Bode: Statistikat zyrtare, të rëndësishme

Publikuar më: 08/02/2013 12:18

Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi të enjten në Kuvend se hartimi i një programi statistikor 4-vjeçar do të sigurojë për vendin më shumë transparencë dhe analizë. Gjatë debatit në kuvend për programin e statistikave zyrtare, Bode tha se mbi bazën e të dhënave zyrtare do të bëhet e mundur një programim më i mirë i përdorimit të fondeve publike, burimeve financiare të vendit dhe një orientim më i drejtë i të gjithë aktorëve ekonomikë privatë në kuadrin e ekonomisë nacionale. Sipas Bodes, miratimi i programit të ri 4-vjeçar 2012-2016 vjen pas përfundimit me sukses të programit të parë statistikor të vendit 2007-2011, i cili u shoqërua me një rritje të dukshme të numrit të treguesve statistikorë që përpilohen nga INSTAT-i. Ai informoi se më përpara numri i statistikave të publikuara, afati i publikimit, periodiciteti i publikimit të tyre ishin të kufizuara e me vonesë të tejzgjatur dhe periodicitet sporadik. “Miratimi nga Kuvendi i një programi statistikor disiplinoi përdoruesit e institucionit që prodhojnë statistika si Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave apo INSTAT-i si organ qendror i prodhimit të statistikave dhe burimeve statistikore të publikojë të dhënat në kohë dhe me kritere e standarde të miratuara me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë”,- deklaroi Bode.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.