Grupi i vitaminave që na nevojiten për dimër

Publikuar më: 04/02/2013 9:47

Vitaminat janë molekula unike qe i duhen trupit tonë për të funksionuar. Burimi kryesor i vitaminave është ushqimi, por, me shume se 65 për qind e popullatës në shumë vende të zhvilluara vuajnë nga mungesa e vitaminave kryesisht nga shkaku që konsumojnë shumë ushqime të procesuara, përderisa konsumi i frutave dhe perimeve është i ulet.

Vitamina A: Forco Sistemin e Imunitetit

Vitamina A është një faktor i rëndësishëm në mirëmbajtje të një sistemi imuniteti të shëndetshëm. Burimi ushqimor me i mire me vitamine A është mëlçia, por, ushqime tjera qe kane vitamina A janë gjiza, të verdhat e vezës, qumështi dhe produktet e qumështit.

Doza ditore e rekomanduar është 4000-5000 IU.

Vitamina B: Për Sistem Nervor të Shëndetshëm

Vitamina B luan rol shumë të rëndësishëm ne metabolizmin qelizor. Ajo ndihmon ne mirëmbajtje të niveleve të glukozës nën kontroll dhe është jetësore për funksionin e mirëfilltë të qelizave nervore.

Burimet me të rëndësishme me vitamina B janë: qumështi, peshku, vezët, ushqimet e detit, shpargu dhe orizi i kafet.

Zmbraps gripin dhe ftohjen me Vitaminë C

Vitamina C jo vetëm që ndihmon në parandalimin e gripit dhe ftohjes duke forcuar imunitetin, por gjithashtu, i bën simptomat e ftohjes shumë me shumë të tolerueshme dhe me pak te ashpra. Vitamina C, gjithashtu, ka një rol të rëndësishëm ne mirëmbajtjen e indeve lidhëse të shëndetshme, e gjithashtu edhe në shërimin e plagëve.

Burimi më i mirë me vitamine C janë frutat citrik si portokalli dhe limoni, speci kuq dhe i gjelbër, kivi, dredhëzat dhe patatet.

Doza ditore e rekomanduar 60g.

Përtërihu me vitaminë E

Vitamina E jo vetëm qe te mbanë të shëndetshëm – duke mbrojtur membranën e qelizave ndihmon ne parandalimin e goditjes, sulmit ne zemër dhe kancerit, por gjithashtu ndihmon ne zvogëlimin e shenjave te plakjes.

Vitamina E gjendet ne shume ushqime: grurë, drithëra të plota, arra, soje, fasule. Por, mos harro pjekja e tyre shkatërron pjesën me te madhe të Vitaminës E.

Doza ditore e rekomanduar është 15 IU

Vitamina K: Forco Eshtrat me Vitaminën K

Rolin me te madh qe ka Vitamina K është ne parandalim te mpiksjes se gjakut dhe shërim të plagëve. Hulumtimet e fundit tregojnë se Vitamina K është e domosdoshme për eshtra te forta dhe shëndetshme.

Burimet më të mira me vitamine K janë perimet gjethe gjelbra si spinaqi, brokoli dhe lakra. Produktet e qumështit dhe mishi, gjithashtu, ofrojnë një sasi më të vogël të vitaminës K.

Doza ditore e rekomanduar është 45-60 mcg për të rriturit.

Si t’i marrësh vitaminat

Më e mira mënyrë është t’i marrësh përmes një dietë mirë të balancuar duke përfshirë fruta dhe perime të freskëta gjate vakteve (mëngjes, drek dhe dark), e gjithashtu duke zgjedhur ushqime nga drithëra të plota si dhe vaj ulliri, garanton qe ju merrni vitaminat esenciale. Por, kur kjo nuk është e mundur atëherë të marrësh multivitaminoz.

Vitaminat për gra shtatzëna dhe për fëmijë

Kur je shtatzënë edhe dieta me e mire nuk mjafton për të ofruar të gjitha materiet ushqyese dhe vitaminat që t’i dhe foshnja keni nevojë. Kjo është arsyeja pse është shumë me rëndësi qe te merrni vitaminat e rekomanduara për gra shtatzëna. Disa vitamina, acidi folik (vitamina B) për shembull ndihmon në uljen e rrezikut te disa defekteve te lindjes kurse vitamina D ndihmon ne zhvillim te eshtrave.

Zhvillimi i hershem është aq i rëndësishëm në jetën e fëmijës tuaj dhe te sigurohesh qe ata te marrin fillimin me te mire te mundshëm ne jete do ju ndihmoj atyre te ndërtojnë eshtra, dhemb, muskuj te forte e gjithashtu aftësi kognitive.

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.