Kanceri kolorektal, trajtimi i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë

Publikuar më: 21/02/2013 10:23

Një femër e moshës 59-vjeçare në vitin 2004 kishte një heqje të përparme për karcinomë primare rektale që trajtohej edhe me hemoterapi. Dy vjet më vonë, në një mbikëqyrje rutine me CT janë zbuluar metastaza në mëlçi dhe mushkëri.

Mbikëqyrja pas resekcionit të kancerit primar kolorektal

Mbikëqyrja indikohet te pacientët me karcinomë kolorektale Dukes B dhe Dukes C, të cilët janë kandidatë potencialë për ndërhyrje të ardhshme terapeutike. Strategjia e tillë është e diskutueshme te pacientët me heqje të suksesshme të kancerit kolorektal, duke marrë parasysh koston. Megjithatë, tani për tani, shumë qendra zgjedhin tomografinë e kompjuterizuar (CT), në intervale çdo 6 ose 12 muaj, në dy-tre vitet e para, të kombinuar me përcaktimin e rregullt të antigjenit karcioembrional në serum.

Meqenëse metastazat e mëlçisë ishin të lokalizuara në qendër te pacienti në fjalë, kirurgjikisht duheshin hequr tri të katërtat e mëlçisë, që duhej përcjellë me lobektomi të metastazave të mushkërive.

Operimi i mëlçisë dhe i mushkërive është i shoqëruar me mortalitet, respektivisht 5% te mëlçia dhe 2 për qind te rastet e operimit të mushkërisë, ndërsa në rastet e kombinuara është përshkruar një mundësi më e mirë e mbijetesës nga metastazat e kancerit kolorektal. Sidoqoftë, në pikëpamje të morbiditetit substancial (<37%) që shoqëron ndërhyrjen e madhe kirurgjike në mëlçi, pacienti drejtohet për ablacion radiofrekuent në të dy zonat.

Njohuritë standarde për amputim radiofrekuent janë tomografia e kompjuterizuar multidetektore ose imazhet nga rezonanca magnetike e mëlçisë, të cilat përdoren, më së shpeshti, te personat ku shfaqet nevoja për operacion të mëlçisë, ky është një miratim i dhënë se ndërhyrja kirurgjike është procedurë më invazive dhe më e shtrenjtë.

Lezionet e mëlçisë ishin larguar në anestezion të përgjithshëm, duke përdorur tri elektroda të ftohta. Një muaj më vonë, pacientja pati largim të metastazave të mushkërisë që ishte realizuar nën sedacion të vetëdijshëm (midazolam dhe fentanyl), me një elektrodë të vetme të ftohtë ujore. Pas ndërhyrjes, ajo mori kimioterapi sistemike (oxaliplatin dhe fluorouracil).

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.