Shkaqet kryesore që çojnë çiftet drejt divorcit

Publikuar më: 23/02/2013 14:00

Divorcet janë rritur shumë kohët e fundit dhe shkaqet që çojnë çiftet për të marrin një vendim të tillë janë të shumta. Sipas ekspertëve të kësaj fushe, katër janë problemet kryesore të cilave asnjë çift nuk mund t’i mbijetojë. Megjithatë, tradhtia nuk është asnjëra prej tyre. Këto probleme sipas specialistet janë ankesat e vazhdueshme, komunikimi i pakët mes partnerëve, grindjet për shkaqe të ndryshme si dhe varësia ndaj drogës apo alkoolit. Në këtë drejtim këshillat më praktike është parandalimi i grindjeve, qetësia mes partnerëve pasi zgjidhja me kompromis sipas ekspertes është shumë më e rëndësishme sesa ndarja. Personat që nuk dinë të pranojnë përgjegjësinë, nuk i kanë punët mirë në martesë. Gjithashtu partnerët duhet të marrin në konsideratë kontributin e njëri-tjetrit, përndryshe, do t’u krijohet përshtypja se njëri prej tyre është më pak i angazhuar në familje dhe kësisoj do të lindë edhe keqkuptimi. Përsa i përket varësisë ndaj drogës dhe alkoolit, kjo pakujdesi ndaj familjes do të shkaktojë zemërim apo turpërim te partneri.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.